KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gruda: PDK-ja nuk merr pjesë në dialog për presidentin
Politikë

Gruda: PDK-ja nuk merr pjesë në dialog për presidentin

Kosova News
Kosova News 14:06 -27/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës mbetet në opozitë dhe nuk do të marrë pjesë në dialogun për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se nuk i beson kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Gruda, në një konferencë për media, ka thënë se PDK-ja e ka përcaktuar tashmë pozicionin e saj dhe se nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, “teatrit politik”.

“Ne jemi deklaruar që jemi parti në opozitë, prandaj nuk jemi pjesë e dialogut për të zgjedhur një president. Ne jemi parti opozitare, ky qëndrim i yni mbetet kështu, nuk ndryshon. Pavarësisht çfarë zhvillojnë partitë tjera si proces, ne e kemi caktuar pozicionin tonë, jemi në opozitë, sepse kemi besuar, mbasi kemi marrë pjesë në takim me Kurtin, që Kurti nuk e ka ndërmend me zgjidh krizën në Kosovë, prandaj nuk marrim pjesë në këtë teatër politik. Zoti Nura, a do të thotë se është mjaftueshëm e qartë që nuk merrni pjesë në takime edhe qëndroni në opozitë? Megjithatë mund të shtoj”, tha ai.

Gruda ka thënë se nuk dëshiron të komentojë për qëndrimet e partive të tjera, por ka theksuar se PDK-ja nuk i beson vullnetit të Kurtit për të arritur një marrëveshje politike.

“Unë do të isha rezervuar me komentu sjelljen e partive tjera. Unë mund ta them një diçka: unë nuk i besoj Albin Kurtit në përpjekjet që po bën. Unë nuk i besoj. Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në vullnetin e mirë të zotit Kurtit për të arritur një marrëveshje politike. Kjo është ajo çfarë mund ta them”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme do të kemi lajme pozitive sa i përket presidentit

Rasti për administrim të drejtësisë/ Gjykata Speciale cakton datat e fjalëve përfundimtare

Haxhiu: Do të ndërmarrim veprime për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje

Kelmendi i kundërpërgjigjet Bajramit: Abuzimi me buxhetin, në emër të nxënësve, nuk kalon dhe për këtë nuk ka kompromis

Abdixhiku: Diskutuam emrat për presidentin e ardhshëm, bëmë një hap të rëndësishëm përpara

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?