KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti pret në takim DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
Politikë

Kurti pret në takim DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij

KosovaNewss
KosovaNewss 20:02 -25/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Joe DioGuardi, kongresistin amerikan që u angazhua për vite me radhë në avokimin e të drejtave të shqiptarëve.

Pas takimit në Kryeministri, Kurti tha se DioGuardi dhe bashkëshortja e tij kanë marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës, si pasqyrim i përkushtimit të tyre ndaj popullit shqiptar, transmeton IndeksOnline.

Mes të tjerash, Kurti shkroi:

“Ishte kënaqësi të mirëprisja Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi në Zyrën e Kryeministrit dhe t’i falënderoja për gati katër dekada avokimi të jashtëzakonshëm, nga Kongresi Amerikan deri te Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Joe dhe Shirley tani, përveçse janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë edhe qytetarë të Republikës së Kosovës, gjë që është një pasqyrim i përkushtimit të tyre dekadash ndaj popullit shqiptar dhe kauzës sonë kombëtare.

Si Kongresisti i parë Amerikan me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, së bashku me figura me ndikim si Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel, ishte ndër zërat më të hershëm dhe më të fortë për Kosovën dhe kundër shtypjes që duroi populli ynë. Ai ishte ambasador për vendin tonë shumë kohë përpara se Ambasada e Republikës së Kosovës të qëndronte me krenari në Uashington, D.C.

Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tyre, si vend dhe si popull”.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca pret Palatovën në takimin lamtumirës, në fokus integrimi në BE

Rugova: LDK-ja së shpejti do të dalë me emër për president konsensual, nuk do të jem unë

Gërvalla takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për reformën në drejtësi

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

2,559 pako barnash pa banderola zbulohen të fshehura në një subjekt dhe shtëpi në Prishtinë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?