KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë
Ekonomi

Penalizohen operatorët për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë

Kosova News
Kosova News 10:35 -21/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se janë duke u zbatuar gjobat financiare ndaj operatorëve ekonomikë të angazhuar në projektin e rrugës Prishtinë–Podujevë, për shkak të vonesave në realizimin e punimeve.

Basha ka thënë se gjatë një inspektimi të radhës në këtë projekt ka konstatuar ecurinë e punimeve, duke rikujtuar se pas marrjes së detyrës kishte zhvilluar takime me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë, pasi afatet e punimeve, planet dinamike dhe sigurimet e parapara me kontratë kishin skaduar.

Sipas tij, pas diskutimeve dhe duke marrë parasysh gjendjen në terren, ishte arritur marrëveshje për shtyrjen e afateve të punimeve. Një nga kërkesat fillestare ishte që të lirohej për qarkullim njëri krah i urave, ndërsa pjesët e tjera të punimeve të përfundonin deri në muajin nëntor.

Kjo marrëveshje, sipas ministrit në detyrë, është formalizuar edhe me shkrim, ndërsa operatorët kanë dorëzuar planet dinamike dhe sigurimet përkatëse për të gjitha segmentet, duke marrë përsipër afate dhe obligime konkrete.

“Përkundër gjithë mirëkuptimit tonë për shtyrjen e afateve dhe dakordimit të arritur për urat, disa prej operatorëve nuk i kanë respektuar obligimet e marra. Prandaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kemi filluar menjëherë me zbatimin e penaliteteve. Vetëm për muajin korrik, në segmentin e Vranidollit, operatori ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro”, ka bërë të ditur Basha.

Ai ka paralajmëruar se penalitetet do të vazhdojnë në segmentet ku nuk respektohet plani dinamik, deri në përmbushjen e obligimeve kontraktuale dhe përfundimin e punimeve.

Basha ka theksuar se e njëjta praktikë do të zbatohet edhe në kontratat e tjera të Ministrisë, në rastet kur afatet dhe obligimet kontraktuale nuk respektohen pa arsye të justifikueshme.

“Ne s’kemi interes të dënojmë askënd, vetëm po kërkojmë shërbime për të cilat kemi marrëveshje. Për operatorët që punojnë, respektojnë afatet dhe tregohen të përgjegjshëm, do të ketë gjithmonë bashkëpunim dhe mirëkuptim. Por për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim dhe do të zbatohen pa kompromis penalitetet sipas legjislacionit në fuqi”, ka shtuar Basha.

Gjithashtu lexoni:

Rriten çmimet e derivateve/ Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Policia prezanton armatimin e gjetur në operacionet në veri të Mitrovicës

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi

25 mijë euro për 10 migrantë drejt Serbisë, prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?