KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ
Politikë

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Kosova News
Kosova News 17:11 -16/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë refuzuar ftesën e saj për takim konsultativ me krerët e subjekteve politike parlamentare.

Haxhiu ka thënë se ftesa ishte bërë me qëllim të gjetjes së një konsensusi politik për tejkalimin e ngërçit institucional dhe ka vlerësuar se refuzimi i PDK-së dhe AAK-së është veprim i gabuar dhe mungesë vullneti për të tejkaluar, siç i ka quajtur ajo, “pozicionimet barrikaduese”.

“Nisur nga këto fakte dhe nga përvoja e këtyre dy viteve, me vullnetin për të gjetur një konsensus politik, kam ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare. Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që, pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe, mbi të gjitha, mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë”, ka pohuar Haxhiu.

Sipas saj, tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta janë dëshmi se pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara.

“Nëse në dimër e pranverë të këtij viti kërkesa e ankesa ishte që të flitej paraprakisht para çdo konstituimi të institucioneve, pavarësisht rezultatit, tash është momenti, mundësia dhe domosdoshmëria për ta zbatuar këtë gjë. Të nisim jo nga ajo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e Presidentit”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka thënë se, ndonëse në aspektin formal çështja e Presidentit është hapi i tretë, në rrethanat aktuale ajo duhet të jetë hapi i parë nga ku duhet të nisë dialogu politik.

Sipas Haxhiut, pa një marrëveshje për këtë çështje, Kosovës i hapet rruga drejt një procesi të ri zgjedhor, i cili, sipas saj, praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re dhe aq më pak zgjidhje.

Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e shkurtit 2025 kanë qenë zgjedhjet e fundit të rregullta pas një mandati të plotë qeverisës, ndërsa zgjedhjet e 28 dhjetorit të po atij viti dhe ato të 7 qershorit të këtij viti i ka cilësuar të panevojshme dhe të dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e Republikës.

Ajo ka theksuar se qytetarët vazhdimisht kanë dhënë mesazhin e tyre përmes zgjedhjeve, ndërsa, sipas saj, është detyrë e përfaqësuesve politikë dhe udhëheqësve të institucioneve që këtë vullnet ta zbatojnë në praktikë.

“Kosova ka nevojë për shumë punë. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit, nëse jo fare opsion. Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhjeje”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?