KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
Politikë

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Kosova News
Kosova News 11:39 -10/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është vetëm modernizim i ushtrisë, por pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike, të cilën e lidhi me synimet hegjemoniste të Beogradit në rajon, veçanërisht ndaj Kosovës, 

Kurti tha se zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor kanë rritur ndjeshmërinë e sigurisë në rajon.

“Zhvillimet gjeopolitike të kohës sonë përfshijnë ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, kanë rritur ndjeshmërinë e sigurisë në rajon. Zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, por një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike e cila lidhet drejtpërdrejt me synimet e saj hegjemoniste karshi rajonit tonë. E veçanërisht Kosovës. Retorika e vazhdueshme e liderëve të saj dëshmojnë vijimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë në rajon, shoqëruar me thirrje për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake për arritjen e kufijve të saj”, tha ai.

Sipas Kurtit, Kosova ka zgjedhur forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe thellimin e partneriteteve ndërkombëtare, duke e konsideruar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n si shtyllë të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal.

“Në kontekstin aktual, global e rajonal, Kosova ka zgjedhur të qëndrojë e të përqendrojë të gjithë angazhimin e saj në forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e kapaciteteve të sigurisë si dhe thellimin e partneriteteve ndërkombëtare. Për Kosovën, kjo nënkupton vazhdimësinë e partneritetit me shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatët tjerë të cilët ndajnë të njëjtat vlera dhe që mbeten të përkushtuar për të ruajtur një rend ndërkombëtar të bazuar në rregull. Partneriteti i Kosovës me NATO-n si dhe angazhimi përmes programeve të ndryshme të bashkëpunimit me aleancën janë shtylla kryesore drejt konsolidimit të kapaciteteve të sigurisë ndërkaq prania dhe roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon mbeten faktorë kyç për ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit rajonal”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në zhvillimet e sigurisë, duke thënë se lufta në Ukrainë ka ndryshuar supozimet e mëhershme për paqen dhe stabilitetin pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
“Që nga koha e agresionit rus kundër Ukrainës, supozimet e dikurshme mbi paqen dhe stabilitetin të ndërtuara pas përfundimit të luftës së ftohtë nuk qëndrojnë më. Përdorimi i forcës ushtarake, kapaciteteve kibernetike, fushatave dezinformuese dhe ndikimit politik të Rusisë te vende të tjera kanë nxjerrë në sipërfaqe natyrën e zhvillimeve sipër të konflikteve moderne. Përmes veprimeve të saj, Rusia ka demonstruar se këto konflikte zhvillohen përtej fushëbetejave duke uzurpuar hapësirën dixhitale dhe duke prodhuar forma të reja të kërcënimeve hibride. Fushatat e koordinuara të dezinformimit,
propagandës dhe manipulimit të informacionit e bëjnë më të vështirë punën tuaj si ambasador”, tha ai.


Ai u ka bërë thirrje diplomatëve të Kosovës që të jenë të përgatitur për përballjen me narrativat e rreme dhe dezinformimin, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të bazuar në fakte.
“Si diplomat, shpesh gjendeni në vijën e parë të ballafaqimit me narrativat e rreme. Dhe në përpjekje për të promovuar të vërtetën, në një mjedis dixhital gjithnjë e më të kontestuar. Manipulimet dhe ndërhyrja e huaj në informacion ndryshon edhe mënyrën e të bërit diplomacie. Diplomatët e ditëve të sotme duhet të merren edhe me menaxhimin e informacionit, edhe me luftimin e dezinformimit, e edhe me ruajtjen e besimit nga publiku. Është tejet e rëndësishme që të identifikoni dhe të kundërshtoni narrativat e rreme. Kjo mund të bëhet më së miri duke ofruar informacion të mbështetur në fakte për arritjet tona, dhe duke u angazhuar me aktorë të ndryshëm jo-shtetërorë edhe në platforma dixhitale në kohë reale”, tha ai.

Këto deklarata Kurti i bëri në edicionin e nëntë të konferencës së ambasadorëve të Republikës së Kosovës, aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Kosova News 10/08/2026 10/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?