KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
Siguri

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Kosova News
Kosova News 21:55 -06/08/2026
Shpërndaje
Screenshot
Shpërndaje

Shoqata e Qumështoreve ka përkrahur aksionin e Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) për kontrollin e produkteve të qumështit në treg, duke kërkuar një hetim të plotë dhe transparent për dyshimet e ngritura ndër vite rreth përdorimit dhe mosdeklarimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur.

Përmes një deklarate, Shoqata e cilëson aksionin e inspektoratit si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik, garantimin e sigurisë ushqimore dhe vendosjen e rendit e ligjshmërisë në treg.

Sipas saj, çdo veprim institucional që synon largimin nga tregu të produkteve të falsifikuara, të maskuara ose të etiketuara në mënyrë mashtruese duhet të mbështetet.

“Mashtrimi i konsumatorëve dhe rrezikimi i shëndetit të tyre janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë. Kosova nuk mund të jetë strehë e mashtrimit dhe e krimit. Qytetarët kanë të drejtë të konsumojnë produkte të sigurta, cilësore dhe të prodhuara në përputhje me ligjin”, thuhet në reagim.

Shoqata vlerëson se dyshimet serioze të ngritura ndër vite për përdorimin dhe mosdeklarimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur kërkojnë një hetim të pavarur, gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Çdo fakt duhet të zbardhet, çdo përgjegjësi duhet të përcaktohet dhe çdo shkelje e ligjit duhet të marrë përgjigjen e merituar”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Shoqata thekson se ajo që e quan një “sagë 15-vjeçare e mashtrimit” nuk mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, duke kërkuar që çdo individ apo subjekt që ka mashtruar konsumatorët ose ka cenuar sigurinë ushqimore të përballet me drejtësinë.

Shoqata u bën thirrje Prokurorisë, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente që të zhvillojnë një hetim profesional, të paanshëm dhe të plotë, me qëllim identifikimin e të gjithë përgjegjësve dhe vendosjen e përgjegjësisë sipas ligjit.

Po ashtu, kërkohet që kontrollet në treg të vazhdojnë pa ndërprerje, me transparencë të plotë dhe pa asnjë kompromis ndaj shkelësve të ligjit.

Në përfundim, Shoqata e Qumështoreve thekson se vetëm e vërteta, drejtësia dhe zbatimi i barabartë i ligjit mund të rikthejnë besimin e qytetarëve te produktet e qumështit dhe të garantojnë që raste të tilla të mos përsëriten më. Sipas saj, vetëm një hetim i plotë, transparent dhe gjithëpërfshirës mund të zbulojë përmasat e dëmit të shkaktuar ndaj konsumatorëve, fermerëve dhe ekonomisë së vendit

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 06/08/2026 06/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?