Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Pejë, pasi ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në bodrumin e një ndërtese.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 20:30 nga një qytetar, i cili kishte vërejtur viktimën të shtrirë në bodrum.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar viktimën në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti mbetet nën hetime.


