KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie
Politikë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

KosovaNewss
KosovaNewss 18:45 -27/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për ndryshime në parti, duke thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së duhet të jetë një mundësi për një fillim të ri dhe jo një përballje mes individëve.

Bajrami ka thënë se LDK-ja duhet të ndryshojë për t’u ringritur, ndërsa ka theksuar se në Kuvend nuk duhet të vendoset se kush është me kryetarin aktual apo kundër tij, por “kush është me LDK-në”.

Ajo ka vlerësuar se rezultatet zgjedhore të viteve të fundit dëshmojnë nevojën për ndryshim, duke theksuar se që nga viti 2021 LDK-ja ka marrë pjesë në tri palë zgjedhje dhe në të gjitha ka përfunduar si partia e tretë.

“Këto nuk janë opinione. Nuk janë interpretime. Janë rezultate. Kur rezultatet mungojnë një herë, mund të flitet për rrethana. Kur mungojnë vazhdimisht, përgjegjësia nuk mund t’u mvishet më rrethanave”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka rikujtuar se pas humbjes në zgjedhjet e dhjetorit 2025 kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë dhe njëkohësisht kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares.

 “Sot, LDK-së i duhet një mënyrë e re udhëheqjeje, jo thjesht zëvendësimi i një emri me një emër tjetër”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka kërkuar një udhëheqje që bashkon dhe nuk ndan, që dëgjon mendimet ndryshe dhe që vlerëson meritën, punën dhe kontributin.

Deputetja e zgjedhur ka theksuar gjithashtu se LDK-ja nuk duhet të jetë “shtojcë” e asnjë partie tjetër politike, duke bërë thirrje që partia të hyjë në zgjedhje me synimin për të fituar.

Sipas saj, LDK-ja duhet të jetë një alternativë serioze për qytetarët, me vizion për Kosovën, orientim të qartë euroatlantik, luftë kundër korrupsionit, drejtësi të pavarur, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për sektorin privat.

“Por, për t’ia ofruar këtë alternativë Kosovës, LDK-ja së pari duhet të ndryshojë vetë. Nuk mund të kërkojmë meritokraci në shtet, nëse nuk e zbatojmë në parti. Nuk mund të flasim për demokraci, nëse çdo mendim ndryshe shpallet armiqësi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka përfunduar duke thënë se Kuvendi i ardhshëm duhet të shihet si një mundësi për një fillim të ri dhe të përbashkët.

“Jo kundër një individi, por pro LDK-së. Jo për interesa personale, por për besimin e qytetarëve. Jo për të qenë pjesë e pushtetit të të tjerëve, por për t’u bërë vetë alternativa fituese. LDK-ja duhet të ndryshojë, që të ringritet. Duhet të bashkohet, që të fitojë. Dhe duhet të fitojë, që t’i shërbejë Kosovës”, ka përfunduar ajo

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

KosovaNewss 27/07/2026 27/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?