KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
Siguri

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Kosova News
Kosova News 12:19 -27/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, prej datës 23 shtator 2019 deri më 20 dhjetor 2021 në cilësinë e menaxherit të kontratës në projektin “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që t’i mundësojë përfitim operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K.

Sipas aktakuzës, ai, në kuadër të kontratës në vlerë të përgjithshme prej 28,650.00 euro, për realizimin e projektit të lartëcekur, ka nënshkruar pagesën në vlerë prej 5,000 euro sipas situacionit të katërt të kontratës, duke konstatuar se punimet ishin realizuar sipas paramasës dhe parallogarisë, ndonëse në terren ato nuk ishin kryer në përputhje me kontratën dhe nuk ishte paraqitur asnjë kërkesë për kolaudim apo për ndryshim të punimeve. Me këto veprime, Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material në shumën prej 5,000 euro, dëm i cili është vërtetuar edhe me ekspertizën e ndërtimtarisë.
Ndërkaq, i pandehuri A.M., në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K., me dashje, nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata e prokurimit publik për realizimin e projektit “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë, ai ka pranuar pagesën në shumën prej 5,000 euro sipas situacionit të katërt të kontratës, ndonëse punimet e parapara nuk ishin realizuar sipas kontratës dhe specifikimeve teknike, duke përfituar mjete publike në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i shkaktuar Komunës së Suharekës dëm material.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartëcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, njofton Prokuroria.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Gjendet pa shenja jete një person

IHMK: Sot mot me vranësira, mundësi për reshje shiu

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova News 27/07/2026 27/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?