KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
Lajme

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

KosovaNewss
KosovaNewss 17:28 -26/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Fusha e re sportive afër shkollës fillore “7 Marsi” në lagjen Emshir të Prishtinës, e përfunduar vetëm pak ditë më parë, është mbushur me ujë pas reshjeve të para të shiut, duke u bërë e papërdorshme për fëmijët që mezi prisnin ta shfrytëzonin. Situata ka shkaktuar revoltë te banorët e lagjes, të cilët akuzojnë për punime me cilësi të dobët.

Ajo që u prit me entuziazëm nga fëmijët e lagjes u kthye shpejt në zhgënjim. Pas reshjeve të para të shiut, fusha u mbush me ujë, duke pamundësuar zhvillimin e aktiviteteve sportive.

“Gëzimi ynë nuk zgjati shumë, sepse fusha është punuar keq. Sa herë që bie shi, ajo mbushet me ujë”, u shpreh për portalin tonë një fëmijë me inicialet A. M.

Edhe një tjetër fëmijë, me inicialet A. S., thotë se fusha nuk mund të përdoret.”Si ta shfrytëzojmë kur sa herë që bie shi mbushet me ujë?”, tha ai.

Pakënaqësia është e madhe edhe te prindërit dhe banorët e lagjes, të cilët vlerësojnë se projekti nuk është realizuar sipas standardeve të nevojshme.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë punë. Komuna nuk duhet të lejojë punime të tilla, sepse ato financohen me taksat e qytetarëve”, tha një prind i lagjes me inicialet I. M.

Ndërkaq, një banor tjetër, me inicialet S. R., thotë se problemet nuk kufizohen vetëm te fusha sportive.

“Asgjë nuk është punuar si duhet. Rruga nuk është zgjeruar fare, parku ka mbetur në gjysmë, ndërsa më e keqja është fusha sportive, të cilën fëmijët nuk mund ta shfrytëzojnë pa u larguar më parë uji”, u shpreh ai.

Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës dhe kompania realizuese që të ndërhyjnë sa më shpejt për zgjidhjen e problemit të drenazhimit dhe të evidentojnë përgjegjësit për cilësinë e punimeve. Sipas tyre, një investim i financuar me taksat e qytetarëve nuk duhet të rezultojë i papërdorshëm menjëherë pas reshjeve të para të shiut.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

KosovaNewss 26/07/2026 26/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?