KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
Politikë

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News
Kosova News 16:22 -25/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mundësojë zgjedhjen e presidentit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nëse partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit garanton zbatimin e gjashtë kërkesave që AAK-ja i konsideron prioritare.

Ai tha se janë në pritje të një ftese nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar për këto kërkesa, ku përfshihet edhe pranimi i gazit amerikan.

Arifi shtoi se në një takim të tillë do të diskutohej edhe për formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se shtatë deputetët e Aleancës janë të gatshëm të mundësojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit, edhe nëse kandidati i propozuar nga LVV-ja është Glauk Konjufca apo cilido emër tjetër.

“Mundet në takime edhe me u zotu se do t’i implementojë të gjitha pikat dhe mundemi me bisedu. Kur të mbërrijmë te ai stacion, diskutojmë. Ne jemi shumë të lehtë për me qëndru në sallë. Aleanca i ka lehtësuar punën LVV-së me i marrë shtatë votat e saj, me siguru kuorumin me çmimin më të ulët të mundshëm. Është e vetmja parti prej pas luftës që i ka ofruar partisë që ka fituar zgjedhjet me ia dhënë votat pa kurgjo për veti. Pa përfshirje në qeveri, ne s’kemi kërkuar as post ministror, as zëvendësministër, ambasador, këshilltar dhe as beneficione për komunat e Aleancës. (Gazi amerikan) Kjo është çështja e rreshtimit të Kosovës. Nuk është vetëm gaz. Qysh nuk po mundem me kuptu. Është çështje e partneritetit strategjik. Nuk po i thuhet jo vetëm gazit, po i thuhet një partneriteti afatgjatë strategjik që është në interes vital për shtetin e Kosovës. Nëse i thua gazit jo, e thëngjillit jo, kujt po i thua po? Atëherë po mbet, ti apriori po përcaktohesh për import nga mafia energjetike”, tha ai.

Arifi u shpreh se LVV-ja duhet vetëm të garantojë zbatimin e pikave të propozuara nga Aleanca, ndërsa shtoi se këto nuk janë të pandryshueshme dhe mund të diskutohen në një takim ndërmjet drejtuesve të dy partive.

Ai tha se Aleanca nuk ka kërkuar poste ministrore, zëvendësministra, ambasadorë, këshilltarë apo përfitime për komunat që udhëheq, duke theksuar se ata janë të gatshëm ta ndihmojë zhbllokimin e procesit pa u bërë pjesë e qeverisë.

Krahas gazit amerikan, Aleanca ka kërkuar lehtësime për bizneset e vogla, mbështetje për bujqësinë, buxhetimin e infrastrukturës, nisjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e një termocentrali me thëngjill, si dhe një fond prej 1 miliard për kryeqytetin.

“Le të na fton, bisedojmë për këtë temë dhe bisedojmë edhe për tema të tjera. Aty mund të dalin çështje të tjera, implementimi. Ne këtu nuk kemi qitë as Bibël dhe as Kuran që nuk mundemi me ia ndërru asnjë letër. Kur ka vullnet politik gjithmonë ka zgjidhje. Nga ana jonë ka vullnet politik me diskutu, ne jemi të interesuar”, shtoi Arifi.

Arifi theksoi se partia e tij nuk e kushtëzon mbështetjen me profilin e kandidatit për president, por vetëm me zotimet që, sipas tij, duhet t’i marrë LVV-ja për zbatimin e kërkesave të Aleancës.

Ai shtoi se Aleanca nuk do të pengojë as një marrëveshje të mundshme ndërmjet LVV-së me LDK-në apo PDK-në për zgjedhjen e presidentit ose formimin e institucioneve, duke theksuar se partia e tij vetëm ka përcaktuar kushtet mbi të cilat është e gatshme të mundësojë kuorumin.

“Çfarëdo profili le ta përzgjedh. Le ta bën Glaukun, le të na garanton këto, ne e votojmë dhe rrimë në sallë. Dimalin le ta bën. LVV-ja i ka fituar 47 për qind të votave, i ka 53 deputetë, por vetëm të garanton se implementon këto pika dhe zotimet publike apo forma të tjera që përcaktohen në një takim apo takimin mes krerëve të partisë tonë dhe LVV-së. Kushdo që zgjidhet president, ne kërkojmë këto garancione. Albulena, këndo. Ne kemi qenë të qartë, nuk po lidhemi me funksion, njerëz dhe pozicione. Ne jemi të lidhur me këto pozicione. Nëse t’i implementon, ne rrimë në sallë, por kjo s’do të thotë se votojmë për, por mundësojmë kuorumin. Me kënd bën marrëveshje politike, PDK-në apo LDK-në, a është afër me bo kjo nuk më intereson. Nuk e bllokoj, nuk bëj pengesa dhe si sekretar i përgjithshëm nuk dal kundër një marrëveshjeje mes LVV-së me PDK-në apo LDK-në, përkundrazi e inkurajoj, por ne si Aleancë kemi përcaktuar qëndrimet tona”, theksoi Arifi.

Megjithatë, Arifi kritikoi zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve, duke theksuar se 6 gushti paraqet afatin e fundit ligjor për shtyrjen e procesit.

“6 gushti është dita e fundit që ligjërisht ka mundur me u shty. Nëse e këqyr në kushte normale, në një proces normal, nuk isha marrë shumë me këtë temë, se një javë para, një javë mbrapa nuk i luan shumë hesap, qysh thotë populli. Po ne jemi që një vit e gjysmë pa institucione. Dhe ka qenë urgjencë. Domethënë prej 15 qershorit, kur është dita e rezultatit, domethënë janë ditur saktë edhe deputetët cilët do të jenë, ka pasur një kohë të mjaftueshme partia fituese që me i bë përgatitjet që me i pas institucionet. Domethënë edhe qoftë marrëveshje politike, qoftë marrëveshje konsensuale për president, po njëkohësisht edhe atë me pas, sa po kam mundur me kuptu, edhe qeverinë me të cilën ai do, vetëm me partnerët ekzistues që i ka, me ato 63 vota”, tha ai.

Ai e cilësoi si “çmenduri” mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë për funksionalizimin e institucioneve dhe jo për një proces tjetër zgjedhor.

“Është çmenduri me qenë politikan i Kosovës dhe me ia dëshiru Kosovës edhe një palë zgjedhje. Kjo është egoizëm i skajshëm, pasi po besojnë se kanë probleme PDK-ja dhe LDK-ja dhe munden me marrë vota më shumë dhe me çu zgjedhjen në zgjedhje. Është çmenduri me dërgu vendin në zgjedhje. Nuk është halli vetëm i shpenzimit të 5-6 milionë eurove”, deklaroi Arifi.

Në anën tjetër, Arifi mbështet mosrikthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të dorëhequr në vitin 2022.

“Duhet të ketë proces të ri. Në këtë aspekt, personalisht po them se qëndrimin e qeverisë që të mos kthehen ata prokurorë që kanë dhënë dorëheqje, unë e konsideroj vendim të drejtë dhe e ka përkrahjen absolute”, përfundoi Arifi për KP.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 25/07/2026 25/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?