Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të punimeve që po zhvillohen në segmentin e rrugës “Ilir Konushevci”, do të ketë devijime të përkohshme në qarkullimin e disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban.
Sipas njoftimit, punimet po zhvillohen në segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.
Për shkak të këtyre punimeve, itineraret e linjave 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25 janë devijuar përkohësisht.
Komuna ka bërë të ditur se itineraret e reja për secilën linjë janë publikuar në materialet shoqëruese të njoftimit, ndërsa devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen për qarkullim të segmentit të rrugës “Ilir Konushevci”.


