Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Violeta Mulaku-Lika, bashkëshortja e policit të ndjerë Muhamet Lika, deklaroi se i mbështet plotësisht pretendimet e prokurorisë dhe kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Seanca gjyqësore po vazhdon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë, të cilët pritet të japin deklarimet e tyre lidhur me rastin.
Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Lika po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndërsa pritet që edhe seancat e ardhshme të sjellin dëshmi të reja në këtë rast.


