Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sot duke filluar nga ora 09:00, mbahet seanca gjyqësore në rastin që lidhet me vrasjen e zyrtarit policor Muhamet Lika.
Në këtë seancë pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor, ku palët do të paraqesin provat dhe argumentet e tyre në lidhje me rastin që ka tërhequr vëmendje të madhe të opinionit publik


