Një person është arrestuar e pastaj është liruar në Drenas të martën për shkak se dyshohet ta ketë kryer veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas njoftimit, i dyshuari e ka goditur vajzën e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.
“ Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


