KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
Siguri

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:43 -17/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklaratat e fundit të ministres serbe Snezhana Paunoviq e cila tha se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën po të kishte qenë në vend të Milloshevicit  kanë nxitur reagime të shumta.

Pas deklaratave fashiste ndaj shqiptarëve të Kosovës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve të Kosovës. Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla e ka shpallur person non grada duke ja ndaluar ministers serbe përgjithmonë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës.

Por kush është ministrja serbe dhe çfarë pozitash mbante ajo në të kaluaren?


Kosova News ka siguruar një dokument dokument zyrtar i Agjencisë Kundër Korrupsionit të Serbisë tregon se ajo ishte sanksionuar në vitin 2018 për shkelje të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas vendimit me numër 014-07-00-0358/18-11, të datës 6 gusht 2018, Agjencia Kundër Korrupsionit e  së Serbisë konstatoi se Snežana Paunović, në atë kohë ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik “Pejë” (Apotekarska ustanova Peć), me seli në Gorazhdec të Pejës, njëkohësisht ushtronte edhe funksionin e deputetes në Parlamentin e Serbisë, pa pëlqimin paraprak të Agjencisë, në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Për këtë shkelje, Agjencia vendosi ndaj saj masën e shpalljes publike të vendimit për shkeljen e ligjit, ndërsa urdhëroi që pjesa operative dhe përmbledhja e arsyetimit të publikohen në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Serbisë. Sipas vendimit, edhe shpenzimet e publikimit janë ngarkuar mbi vetë Paunović.

Në arsyetim thuhet se procedura ishte iniciuar pas një raportimi, me dyshimin se ajo mbante njëkohësisht dy funksione publike pa miratimin e Agjencisë. Dokumenti thekson gjithashtu se Paunović nuk paraqiti deklarim lidhur me njoftimin për fillimin e procedurës, edhe pse, sipas Agjencisë, njoftimi ishte pranuar në mënyrë të rregullt.

Kjo do të thotë se, në atë periudhë, Paunović ushtronte një funksion drejtues në një institucion paralel serb në Kosovë, ndërkohë që ishte edhe deputete në Parlamentin e Serbisë. Pikërisht ky ushtrim i dy funksioneve ishte arsyeja pse Agjencia Kundër Korrupsionit e Serbisë konstatoi shkeljen e ligjit dhe i shqiptoi masën e shpalljes publike të vendimit.

Dokumenti ngre edhe çështjen e faktit se, në atë kohë, Paunović vazhdonte të drejtonte një institucion paralel në territorin e Kosovës pa u penguar nga institucionet e Kosovës.

Situata ka ndryshuar në vitet e fundit. Për dallim nga periudha kur ajo ushtronte funksion në institucionet paralele serbe në Kosovë, Snežana Paunović aktualisht është në listën e zyrtarëve serbë të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë, masë e vendosur nga institucionet e Kosovës gjatë qeverisë Kurti.

Snezhana Paunoviq është marr me politikë që prej moshëh 16 vjeç. në parinë SPS të Aleksandar Vuçiqit dhe ka qenë deputete disa here.

Ajo  jo shumë vite më parë ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Kuvendin e Serbisë.

 Gjithashtu ka qenë koordinatore dhe kryeshefe e “organit të përkohshëm” (komuna paralele) e Pejës, Gjakovës, Deçanit pastaj anëtare e bordit  të entit/institucionit apotekar të Pejës (deri në tetor 2021) me seli në Gorazhdec,

 Pastaj ishte anëtare e bordit në asamble të aksionarëve të Llotarisë Shtetërore të Serbisë e cila ka funksionuar edhe në Kosovë ku vitin e kaluar Policia e Kosovës e ka mbyllur një pikë në Leposaviq.

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Jeton Sopa 17/07/2026 17/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
17:02 -17/07/2026
Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?