KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
Siguri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Kosova News
Kosova News 20:08 -16/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë zhvilluar një takim pune në Prizren, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë, gatishmërinë gjatë muajve të verës dhe vazhdimin e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15 korrik 2026 është zhvilluar një takim pune ndërmjet drejtorit rajonal të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, dhe komandantit të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Federico Mora, së bashku me stafin e tij.

Gjatë takimit, kolonel Alija e ka njoftuar komandantin Mora se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është kryesisht e qetë. Ai ka prezantuar edhe rezultatet e punës së Policisë së Kosovës gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas njoftimit, Policia ka ngritur nivelin e gatishmërisë dhe ka intensifikuar angazhimin gjatë muajve të verës, për shkak të rritjes së lëvizjes së qytetarëve, ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora dhe shtimit të turistëve të huaj.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ngjarjeve kulturore dhe festivaleve që mbahen gjatë verës në Prizren, përfshirë “Rock & Blues Fest”, “Prizren Fest” dhe festivalin e filmit “DokuFest”.

Sipas njoftimit, Kolonel Mora e ka falënderuar kolonel Alijën për angazhimin në mbrojtjen e sigurisë publike dhe për bashkëpunimin e ndërtuar ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Ai ka rikonfirmuar angazhimin e KFOR-it për vazhdimin e misionit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Në përfundim, të dyja palët kanë ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Kosova News 16/07/2026 16/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?