KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
Ekonomi

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kosova News
Kosova News 16:27 -15/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kramovik të Rahovecit u mbajt ceremonia zyrtare për fillimin e ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik me kapacitet prej 105 megavatësh, projekt që konsiderohet një hap i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përfaqësues të institucioneve, investitorëve dhe partnerëve të projektit.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se punimet për parkun solar kanë nisur pas përfundimit të ankandit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, duke theksuar se kapaciteti prej 105 megavatësh dhe çmimi konkurrues i energjisë dëshmojnë rëndësinë e projektit dhe modelin e ri të zhvillimit të investimeve në sektorin energjetik.

“Po takohemi këtu në Kramovik të Rahovecit, ku punimet tashmë kanë filluar për parkun solar pas ankandit konkurrues të Ministrisë së Ekonomisë. Parku do të ketë kapacitet prej 105 MW për kyçje në rrjet. Çmimi i energjisë, 48.88 € për megavat/orë është përcaktuar nga gara e fortë ndërmjet pesë ofertuesve. Kapaciteti tregon madhësinë e projektit dhe rëndësinë e tij për sistemin tonë energjetik. Mënyra e përzgjedhjes dhe çmimi konkurrues tregojnë kthesën që qeverisja jonë ka sjellë në projekte të mëdha të energjisë. Transparencë e plotë ku secili ka qasje në të gjithë dokumentacionin, investitorët informohen çdonjëri njësoj dhe të gjithë konkurrojnë në kushte të barabarta e të qarta. Ky model tashmë është vendosur, është dëshmuar dhe do të vazhdojë”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për projektet e tjera që janë në zhvillim në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, duke përmendur ankandin për parkun me erë deri në 100 megavatë, përfundimin e afërt të parkut me erë në Zatriq, si dhe projektin e KEK-ut për ndërtimin e një parku solar me kapacitet mbi 100 megavatë. Sipas tij, investimet në energjinë diellore dhe atë të erës janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për shkak të kostos konkurruese dhe rolit të tyre në uljen e varësisë nga importi.

“Ankandi ynë i radhës, deri në 100 MW për energjinë nga era, tashmë është në fazën e fundit për dorëzimin e ofertave. Kemi tre ofertues të parakualifikuar nga Franca, nga Gjermania dhe Kosova, si dhe nga Turqia – që të gjithë me përvojën dhe ekspertizën e duhur për sukses. Nga këtu ku jemi, mund të shohim në horizont turbinat e parkut të erës në Zatiq me kapacitet 70 MW, i cili është afër përfundimit. Ndërkohë, KEK-u, me përkrahjen e Bankës Zhvillimore Gjermane KfW, ka tenderuar parkun e tij solar me kapacitet së paku 100 MW. Burimet e ripërtëritshme të energjisë janë gjithnjë e më të rëndësishme, pra në peizazhin e energjisë, sepse përveç që janë të pastra, vitet e fundit teknologjitë janë bërë përherë e më konkurruese për nga kostoja. Ndërsa burimet e tilla si dielli dhe era, janë burime të pashtërshme që nuk kanë kosto dhe kontribuojnë në uljen e nevojës për import”,  ka thënë Kurti.

Duke folur për investimet në infrastrukturën energjetike, kryeministri në detyrë theksoi rëndësinë e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë, të cilat po mbështeten përmes grantit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Ai tha se gjatë muajit gusht pritet ofertimi i kompanive amerikane për ndërtimin e sistemeve të baterive, ndërsa punimet parashihen të nisin vitin e ardhshëm.

“Për integrimin dhe optimizimin e shfrytëzimit të këtyre burimeve, ne po investojmë në sisteme të baterive me përkrahje të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, me grant prej 202 milionë dollarë. Jemi mirënjohës që administrata e Presidentit Trump vitin e kaluar ka vendosur të vazhdojë programin Kompakt për Kosovën, vendim pas të cilit puna ka vazhduar intensivisht. Gjatë gushtit, presim ofertimin e kompanive të kualifikuara amerikane për ndërtimin e sistemeve të baterive me kapacitet 170 MW për dy orë, gjithsej340 MWh, ndërtimi i të cilave fillon vitin e ardhshëm”, tha ai.

Kurti vlerësoi se zhvillimi i prodhimit vendor të energjisë është i lidhur ngushtë me sigurinë ekonomike dhe kombëtare, duke theksuar se institucionet po investojnë në modernizimin e kapaciteteve ekzistuese, zgjerimin e burimeve të ripërtëritshme, rrjetin energjetik, efiçiencën dhe integrimin me tregun rajonal.

Në fund, ai u ndal edhe te rëndësia e investimeve të mërgatës në Kosovë, duke vlerësuar se përfshirja e kompanive me përvojë ndërkombëtare përfaqëson një fazë të re të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Përtej rritjes së prodhimit vendor, ky projekt ka domethënie të veçantë edhe për raportin tonë me mërgatën. Kompania udhëheqëse e konsorciumit, Orllati Group, është e zhvilluar në Zvicër ku ka fituar përvojë, kapital dhe standarde pune, të cilat tani po i sjell në Kosovë me investim afatgjatë.
Për dekada mërgata jonë ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira. Sot po shohim gjithnjë e më shumë ndërmarrës nga mërgata që po kthehen me investime, me prodhim, teknologji dhe me vende pune. Kjo është një fazë e re dhe tejet e rëndësishme e kontributit të saj”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova News 15/07/2026 15/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?