KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës
Siguri

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:12 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Vuk Vulleviq, shtetas i Malit të Zi, për të cilin ishte lëshuar fletarrestim i kuq nga IINTERPOL-i, u arrestua më 12 korrik në një lokal në Beograd, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB).

Gjatë arrestimit, atij iu gjetën dokumente personale të falsifikuara, të lëshuara në Kosovë. Me urdhër të prokurorisë kompetente, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal nën dyshimet se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve”, thuhet në njoftimin që transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
MPB-ja serbe tha se ndaj Vulleviqit ishte lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga agjenci
ndërkombëtare e policisë, Interpol, në Podgoricë, për veprat penale të organizimit të grupit kriminal dhe prodhimit, posedimit dhe trafikimit të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit, ndaj tij ishte lëshuar edhe një fletarrestim nga Gjykata e Lartë në Beograd, Departamenti i Posaçëm për Krim të Organizuar, lidhur me veprat penale për të cilat ai kërkohet nga drejtësia malazeze.

Policia bëri të ditur se gjatë arrestimit i konfiskoi dy telefona celularë dhe e njoftoi Prokurorinë e Tretë Themelore në Beograd.

Po ashtu, u tha se Vulleviqi do të dërgohet në Departamentin e Posaçëm për Krim të Organizuar të Gjykatës së Lartë në Beograd.

Policia malazeze e kërkon Vulleviqin nën dyshimet se është pjesë e grupit të organizuar kriminal të Vaso Ulliqit dhe Radoje Zvicerit..
Prokuroria Speciale Shtetërore e Malit të Zi ngriti aktakuzë në korrik të vitit 2024 ndaj 19 personave, të dyshuar për organizimin e një grupi kriminal ndërkombëtar që kishte marrë pjesë në kontrabandën e rreth 2.5 tonëve kokainë.

Ndërsa nëntë anëtarë të dyshuar të këtij grupi u arrestuan në korrik të vitit 2024, të tjerë të dyshuar vazhdojnë të jenë në arrati.

Autoritetet malazeze të drejtësisë në këtë operacion, të koduar “General”, u mbështetën nga agjencia evropiane e policisë, EUROPOL, Byroja Federale e Hetimeve FBI, Administrata për Luftimin e Narkotikëve DEA dhe Policia Federale e Australisë.

Prokuroria Speciale e Malit të Zi i identifikoi si drejtues të këtij grupi kriminal Radoje Zvicerin, i cili konsiderohet udhëheqës i klanit kriminal “Kavaç”, dhe Vaso Ulliqin.

Mes personave në arrati që kërkoheshin nga policia ishte edhe Vuk Vulleviq, krahas Radoje Zvicerit.
Më herët, Vulleviqi është akuzuar për kontrabandë kokaine nga Venezuela dhe për vrasjen, në vitin 2005, të inspektorit të policisë Sllavolub Shçekiq, por ai është liruar nga këto akuza.

Policia malazeze e ka përmendur më parë edhe si një nga personat e dyshuar për vrasjen e kryeredaktorit të gazetës Dan, Dushko Jovanoviq, por ndaj tij nuk është zhvilluar ndonjë procedurë gjyqësore për këtë rast./rel

Gjithashtu lexoni:

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova

70-vjeçari që u arrestua në kufi dyshohet se kishte kërcënuar kryeministrin përmes rrjeteve sociale

Alarmon IPK-ja: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në qendrën e ndalimit në Rahovec

Kosova News 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
83%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
30 °C
Fri
30 °C

Lajmet e Fundit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën
13:21 -13/07/2026
Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar
13:19 -13/07/2026
Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së
12:47 -13/07/2026
Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore
12:17 -13/07/2026
Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova
11:29 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?