Policia e Kosovës ka arrestuar 70-vjeçarin K.Xhemaili, i cili dyshohet se kishte kërcënuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjetit social Facebook.
Arrestimi është kryer më 12 korrik 2026 në Pikën Kufitare në Stançiq, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti lidhet me veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, e cila dyshohet se është kryer më 30 tetor 2025 përmes rrjeteve sociale.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, Xhemaili është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente


