KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Alarmon IPK-ja: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në qendrën e ndalimit në Rahovec
Siguri

Alarmon IPK-ja: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në qendrën e ndalimit në Rahovec

Kosova News
Kosova News 09:44 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërben si objekt ndalimi për kryerës të veprave penale. Në këtë qendër, qytetarë të dyshuar ndalohen kryesisht për 48 orë.

Por kushtet higjienike në këtë qendër ndalimi në Rahovec, duket se nuk janë fare të mira.
Në dhomat e këtij objekti janë hasur mbetje ushqimore, derisa tualetet dhe lavamanët nuk pastrohen sa duhet.

Këto janë vetëm disa nga gjetjet e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Dyshekët e jastëkët janë të njollosur dhe ka mungesë të çarçafëve për mbulim të dyshekëve. Në përgjithësi, niveli i pastërtisë brenda hapësirave të qendrës nuk është i duhur. Stacioni ka të angazhuar dy punonjës civil si pastrues dhe shfrytëzon kontratën për shërbime të pastrimit të mbulojave në qendrat e mbajtjes në objektet e Policisë së Kosovës. Pavarësisht këtyre kapaciteteve, niveli i higjienës brenda hapësirave të qendrës vlerësohet në nivel jo të kënaqshëm”, thuhet në raportin e IKP-së.

Në këtë raport, gjithashtu theksohet gjetja e disa mjeteve të forta.

“Në dhomën e lavanderisë brenda hapësirës së Qendrës së Ndalimit, dera e së cilës është hasur e hapur, janë hasur mjete të forta (tullë betoni, lopatë, tavolinë, karrige, kabllo dhe mjete tjera të forta metalike). Prania e pajisjeve dhe objekteve të forta, që janë potencialisht të rrezikshme, përbën rrezik serioz për sigurinë e të ndaluarve dhe zyrtarëve mbikëqyrës në qendër”, thuhet nga IPK-ja.

Kësisoj, IPK-ja ka drejtuar shtatë rekomandime drejt menaxhmentit të policisë për këtë çështje.
Nga policia rajonale e Gjakovës, për tëvë1 kanë thënë se janë ndërmarrë veprime në këtë drejtim, por pa treguar se cilat janë ato.

“Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka zbatuar menjëherë katër nga shtatë rekomandimet që ishin në kompetencë të saj, ndërsa tri rekomandimet e tjera janë në fazën e implementimit, në bashkëpunim me të gjitha njësitë përkatëse brenda Policisë së Kosovës”, thuhet nga policia në Gjakovë.

Përsëritja e rekomandimeve, pa u plotësuar ato, po shihet shqetësuese nga ish-eprorë të Policisë.
“Menaxhmenti i policisë duhet në një kohë të caktuar rekomandimet të cilat paraqiten nga ana e IPK-së, ato të mbetura t’i evitojë dhe në këtë mënyrë secili menaxhment në polici të merr përgjegjësinë për rekomandimet të cilat nuk i ka plotësuar. Është detyrë e IPK-së që të kërkojë me ngulm që këto të rregullohen”, shprehet Refki Morina – nënkolonel në pension.

Sipas raportit të IPK-së, edhe në të kaluarën ishte rekomanduar largimi i mjeteve të rrezikshme nga këto hapësira në këtë qendër ndalimi në Rahovec, mirëpo sipas tyre, inspektimi tregon se nuk është vepruar.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

70-vjeçari që u arrestua në kufi dyshohet se kishte kërcënuar kryeministrin përmes rrjeteve sociale

Kosova News 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
83%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
30 °C
Fri
30 °C

Lajmet e Fundit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën
13:21 -13/07/2026
Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar
13:19 -13/07/2026
Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së
12:47 -13/07/2026
Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore
12:17 -13/07/2026
Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova
11:29 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?