KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
Siguri

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Kosova News
Kosova News 13:09 -11/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit në Ferizaj, i cili mëngjesin e djeshëm ka sulmuar dy persona me thikë e më pas gjatë arrestimit edhe një polic.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “sulm ndaj personit” zyrtar, si dhe veprën “penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për 30 ditë paraburgim.
Gjykata dha edhe detaje të reja, duke publikuar arsyetimin e gjyqtarit për rastin.

I. Ekziston dyshimi i bazuar me datë 10.07.2026  rreth orës 07:50 në Ferizaj përkatësisht Parkun e Qytetit, i cili gjendet afër Postës Kryesore, i mituri me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarit I.M. dhe S.H.,, në atë mënyrë që ishte veshur me rroba ushtarake dhe dorëza i maskuar befas ka sulmuar të dëmtuarit me thikë duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në organe vitale në fytyrë të dëmtuarve dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Ferizaj për të ju ofruar ndihmën mjekësore,-
II. me datë 10.07.2026, rreth orës 08:10, në fshatin G., Komuna Ferizaj, në lagjen “S.”, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së B.B., ku jetonte gjyshja e të miturit, i mituri pasi paraprakisht u kishte shkaktuar lëndime trupore me thikë të dëmtuarve I.M. dhe S.H., në Ferizaj, kishte ikur tek gjyshja e tij ku ndodhej edhe nëna e tij e pandehura D.Gj., posa zyrtarët policorë – të dëmtuarit, A.U. dhe B.R., hynë në oborr dhe kërkojnë nga i mituri që të dorëzohet dhe ta largonte thikën nga dora, i mituri ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarët policor B.R., të cilin e ka tërhequr e pandehura D.Gj. dhe i njëjti është rrëzuar ku i mituri ishte hedhur sipër me thikë të dëmtuarit B.R., ku ndërhynë i dëmtuarit A.U., e kishte larguar të miturin i cili e ka përdorur thikën në mënyrë të pakontrolluar duke i shkaktuar lëndim trupor në anën e majtë të qafës dhe thikë të dëmtuarit – major A.U., lëndim këto të përshkruara në raportin e Spitalit Rajonal në Ferizaj të datës 10.07.2026,
III. Me datë 10.07.2026, rreth orës 07:50, në Ferizaj përkatësisht në Parkun e Qytetit, i cili gjendet afër Postës kryesore në Ferizaj, ka poseduar, një thikë kuzhine, në mënyrë të pa autorizuar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm (ligji mbi armët Ligji Nr. 03/L-143, par. 1 pika 20, “armë e ftohtë” nënkupton cilido mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim të lëndimeve trupore, duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi, në rastet kur ato mbahen në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme), e  cila është konfiskuar nga ana e policisë, – 

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Kosova News 11/07/2026 11/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
14:11 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?