KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
Siguri

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Kosova News
Kosova News 14:23 -10/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e 16-vjeçarit të dyshuar për sulmin me thikë ndaj qytetarëve në sheshin e Ferizajt, ngjarje që ndodhi mëngjesin e së premtes.

pas ngjarjes tragjike, hetuesit rajonalë në Ferizaj, të mbështetur nga njësitë e tjera policore, ndërmorën veprime intensive për lokalizimin e të dyshuarit. Pas kontrollit në banesën e tij dhe më pas në një adresë në fshatin Greme, policia arriti ta lokalizonte.

Sipas policisë, me të arritur në vendngjarje, i dyshuari refuzoi t’u bindej urdhrave të zyrtarëve policorë. Ai mbante një thikë në dorë, sulmoi policët me gurë dhe mjete të forta, ndërsa më pas u vërsul ndaj tyre edhe me thikë.

Gjatë ndërhyrjes policore, nëna e të dyshuarit pengoi zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare. Ndërkaq i dyshuari ka goditur me thikë një polic dhe tre zyrtarë të tjerë policorë kanë pësuar lëndime.

Por nuk është ndalur me kaq. I dyshuari ka hudhur benzin mbi trupin e tij.

“Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës. Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe).  Gjithashtu është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Kosova News 10/07/2026 10/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?