KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
Siguri

Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale

Kosova News
Kosova News 08:55 -09/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka mbikëqyrur procesin e asgjësimit të mbi 6000 bluzave, të cilat janë konstatuar se cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Rasti ka filluar më 2 qershor, kur përmes para-deklarimit në Terminalin Doganor në Mitrovicë, importuesi kishte deklaruar mall për zhdoganim pa specifikuar markën tregtare të produkteve.

Bazuar në analizën e riskut dhe përzgjedhjen për kontroll fizik e dokumentar nga sistemi i menaxhimit të riskut të Doganës së Kosovës, dërgesa është përzgjedhur për ekzaminim të detajuar. Gjatë kontrollit nga zyrtarët doganorë janë identifikuar elemente që ngritën dyshime të bazuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në vijim të procedurës, Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Doganën e Kosovës ka kontaktuar bartësin e së drejtës, i cili ka konfirmuar se mallrat e paraqitura për zhdoganim përbënin produkte që cenonin të drejtat e mbrojtura të pronësisë intelektuale.

Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke inicuar procedurën e kundërvajtjes doganore ndaj importuesit dhe procedurën për asgjësimin e mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Më 8 korrik, malli është asgjësuar nën mbikëqyrje të Doganës së Kosovës, në përputhje me procedurat dhe standardet ligjore në fuqi, duke garantuar që produktet të mos qarkullojnë në tregun e Republikës së Kosovës.
Veprimet janë ndërmarrë në zbatim të Ligjit Nr. 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (Ligji Nr. 08/L-247). Rasti është proceduar si kundërvajtje doganore për shkak të dyshimit për shkelje të dispozitave të nenit 32, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr. 06/L-015.

Dogana e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit që garanton mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve legjitime dhe konkurrencës së ndershme në treg. Përmes kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe bashkëpunimit të ngushtë me bartësit e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana vazhdon të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik

Gjithashtu lexoni:

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Kosova News 09/07/2026 09/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?