KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
Sport

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News
Kosova News 20:18 -07/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Argjentina ka dhuruar një nga përmbysjet më dramatike të këtij Kampionati Botëror, duke e kthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2 ndaj Egjiptit në minutat e fundit të një sfide të jashtëzakonshme, duke siguruar çerekfinalen.

Kampionët e botës e nisën ndeshjen me iniciativë, por u goditën herët nga Egjipti. Në minutën e 15-të, Yasser Ibrahim realizoi me kokë pas një harkimi të Marwan Attias, duke i dhënë avantazhin skuadrës afrikane.

Argjentina pati mundësinë ideale për të barazuar në minutën e 21-të, kur fitoi penallti pas ndërhyrjes së Haissem Hassan. Megjithatë, Lionel Messi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, pasi portieri Mostafa Shobeir e lexoi goditjen e tij dhe e ndali penalltinë.

Skuadra e Lionel Scalonit vazhdoi të kërkonte golin, por Shobeir ishte në një mbrëmje të madhe.

Ai ndali një goditje të Julian Alvarez dhe më pas reagoi edhe ndaj Alexis Mac Allister, ndërsa Messi goditi shtyllën me një tentativë të fuqishme nga distanca.

Egjipti e nisi pjesën e dytë me shumë guxim dhe në minutën e 58-të e goditi sërish Argjentinën. Me një kundërsulm të shpejtë Mostafa Zikon, e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Ky moment ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Lionel Scaloni aktivizoi Lautaro Martinezin dhe ndryshimet sollën menjëherë energji të re në sulmin argjentinas.

Në minutën e 79-të, Lionel Messi dërgoi një pasim të bukur në zonë për Cristian Romeron, i cili u ngrit më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe shënoi me kokë për 2-1.

Argjentina nuk u ndal. Vetëm katër minuta më vonë, Messi u shfaq sërish në skenë me një gol spektakolar.

Pas asistimit të Gonzalo Montiel, kapiteni argjentinas goditi me volej nga brenda zonës dhe topi përfundoi në rrjetë pasi preku pjesën e poshtme të traversës, për rezultatin 2-2.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Argjentina e kompletoi mrekullinë.

Në minutën e 90+2-të, Lautaro Martinez dërgoi një krosim të fortë në zonë, ndërsa Enzo Fernandez u shkëput bukur dhe realizoi nga afër për 3-2.

Nga humbja 0-2 deri te fitorja 3-2, Argjentina tregoi karakterin, mentalitetin dhe shpirtin e një kampioni bote.

Messi, edhe pse humbi penallti, u rikthye me një asistim dhe një gol të jashtëzakonshëm, ndërsa Romero dhe Enzo Fernandez vulosën një përmbysje që do të mbahet mend gjatë.

Gjithashtu lexoni:

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Agon Xhaka njofton largimin nga Malisheva pas 5 vitesh

Franca kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut

Kosova News 07/07/2026 07/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja
18:54 -07/07/2026
Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë
18:37 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?