Përleshje mes dy kushërinjve për pronën në Malishevë, përfundojnë në spital dhe ndalim policor
Një konflikt për çështje pronësore mes dy kushërinjve ka eskaluar në një përleshje fizike në fshatin Llozicë të Malishevës, ku të dy kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas informacioneve, dy djem axhash janë përfshirë fillimisht në një debat verbal për një mosmarrëveshje rreth pronës, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike.
Si pasojë, të dy i kanë shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.Pas incidentit, ata janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me përfundimin e trajtimit, të dy janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në përleshjen mes familjarëve./Sinjali/


