Agon Xhaka nuk do të jetë më futbollist i Malishevës.
Lajmin e njoftoi vetë futbollisti në një postim në faqen e tij, duke i dhënë fund aventurës pesëvjeçare.
Xhaka, ishte pjesë e Malishevës që nga viti 2021 ku bëri plot 129 paraqitje ku shënoi 8 gola dhe 1 asistime.
Ndonëse nuk fitoi asnjë titull, ai arriti të kualifikonte Malishevën në garat evropiane si dhe u shpall nënkampion i Kosovës sezonin e kaluar.
Postimi i Plotë:
Pas pesë vitesh të mbushura me punë, sakrificë, emocione dhe kujtime të paharrueshme, ka ardhur momenti të mbyll kapitullin tim me FC Malisheva.
Dua të falënderoj nga zemra drejtuesit e klubit për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, stafin teknik për përkushtimin, bashkëlojtarët me të cilët ndamë sfida, fitore dhe momente që do t’i kujtoj gjithmonë, si dhe çdo punëtor të klubit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.
Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e FC Malishevës. Mbështetja, dashuria dhe besimi juaj kanë qenë motivim në çdo ndeshje. Ishte nder dhe krenari të mbroja ngjyrat e këtij klubi për pesë vite.
Largohem me zemër plot mirënjohje dhe krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku. FC Malisheva do të mbetet gjithmonë një pjesë e veçantë e jetës dhe karrierës sime.
Ju faleminderit për gjithçka! Ju uroj suksese të mëdha në të ardhmen.
Me respekt,
Agon Xhaka



