KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​”Do t’ua tregoj anën tjetër të medaljes” – Pacolli: Buzhala më sulmon sepse iu ndërprenë paratë nga kompania ime!
Politikë

​”Do t’ua tregoj anën tjetër të medaljes” – Pacolli: Buzhala më sulmon sepse iu ndërprenë paratë nga kompania ime!

Kosova News
Kosova News 12:23 -05/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala, pas një kronike të publikuar nga Aeroporti i Vlorës, duke e akuzuar atë për shpifje, tendenciozitet dhe përpjekje për dëmtimin e imazhit të tij.

Pacolli shkruan se kronika e Buzhalës nuk e ka habitur, por se reagimi i tij vjen për shkak të asaj që ai e cilëson si një përpjekje të qëllimshme për ta diskredituar.

“Ti, Berat Buzhala, e pashë dhe e dëgjova kronikën tënde nga Aeroporti i Vlorës. Shpifjet e tua nuk më habisin më. Ajo që më detyroi të reagoj këtë herë është TENDENCIOZITETI YT DJALLZOR, I PAMORALSHEM dhe përpjekja e qëllimshme për te demtuar jo vetëm imazhin tim por edhe veprën time të ndertuar me shume mund e para.”, ka shkruar ai.

Sipas Pacollit, bëhet fjalë për një përpjekje të vetëdijshme për ta larguar vëmendjen nga, siç thotë ai, problemi real.

“Kjo mënyrë e të vepruarit nuk është rastësi. Është një përpjekje e vetëdijshme për të zhvendosur debatin nga problemi real – shkeljet ligjore dhe bllokimi i Aeroportit të Vlorës – drejt një narrative të fabrikuar që synon të më diskreditojë. Kjo nuk i shërben së vërtetës, nuk i shërben publikut dhe nuk i shërben gazetarisë. I shërben vetëm interesave të atyre që kanë frikë nga e vërteta dhe ndoshta ndonjë kocke më shumë për ty!”, u shpreh Pacolli.

Në postimin e tij, ish-presidenti pretendon se është informuar për arsyet e sulmit ndaj tij.

“Duke e njohur mënyrën se si ti vepron, pas ‘kronikës’ tende u interesova të kuptoj se çfarë fshihet pas këtij sulmi. Mësova se ty t’i ishin ndërprerë, muaj më parë, pagesat mujore që për vite të tëra ishin bërë nga ish-drejtor i Mabetex Holding-it, i cili sot është i denoncuar për vjedhje dhe mashtrim. Nëse kjo është arsyeja e ‘zgjimit’ tënd, atëherë publiku e ka të qartë motivin!”, shtoi ai.

Pacolli kujton gjithashtu një rast kur, sipas tij, kishte ndihmuar Buzhalën dhe familjen e tij për trajtim mjekësor në Zvicër.

“A ke respekt për prindin tënd? A të kujtohet kur, së bashku me ty, ju solla me avion privat në Zvicër, u kujdesa personalisht që t’i sigurohej trajtimi më i mirë mjekësor, ndërsa gjatë gjithë qëndrimit njerëzit e mi u përkujdesën për ju në hotel me pesë yje? Pas përfundimit të trajtimit, ju ktheva sërish në Kosovë në të njëjtën mënyrë.”, tha Pacolli.

Ai thekson se këtë ndihmë nuk e kishte bërë publike më herët.

“Nuk e kam përmendur kurrë këtë, sepse ndihma nuk jepet për t’u përmendur dhe as për të kërkuar mirënjohje. Por kur dikush si TI e shkel çdo normë morale, mirësinë e zëvendëson me SHPIFJE DJALLËZORE, mirënjohjen me keqberje dhe të vërtetën me intriga e konspiracione të qëllimshme për të dëmtuar, atëherë heshtja nuk është më virtyt, por do të ishte bashkëfajësi ndaj të keqës.”, theksoi ai.

Më tej, Pacolli ngre pyetje mbi sjelljen e gazetarit.

“Ku është morali yt? Çfarë u thua familjarëve të tu kur shohin këtë sjellje? Si ua shpjegon këtë fushatë të vazhdueshme shpifjesh ndaj një njeriu që, kur pate nevojë, nuk të ktheu kurrë shpinën?”, shtoi Pacolli.

Në fund të reagimit, ai thotë se Buzhala mund të vazhdojë me akuzat, por se publiku, sipas tij, e dallon gazetarinë nga propaganda.

“Ti more NJERI I KEQ mund të vazhdosh të shpifësh sebashku me ata të sojit tend. Ti mund të vazhdosh të ndërtosh kronika mbi insinuata e të pavërteta. Por, një gjë nuk mund ta ndryshosh: njerëzit tashmë të njohin. Ata e dinë dallimin mes gazetarisë dhe propagandës, mes kritikës dhe shpifjes, mes integritetit dhe interesit.”, shkroi ai.

Pacolli shton se, sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me Buzhalën, por edhe me gjendjen e një pjese të gazetarisë.

“Për mua, problemi nuk je vetëm ti. Problemi është fakti që një pjesë e gazetarisë ka rënë në atë nivel sa të shërbejë interesa të caktuara në vend të së vërtetës. Kjo është humbja më e madhe – jo për mua, por për vetë profesionin e gazetarit.”, tha Pacolli.

Në përfundim, ai paralajmëron se do të publikojë, sipas tij, “anët tjera të medaljes”.

“E ti, vazhdo me shpifjet, intrigat dhe konspiracionet tua, e unë, do t’u tregoj njerëzve edhe një anët tjera të medaljes: veprimet dhe prapaskenat e tua, duke filluar nga ‘vizitat’ e tua në Hygeia e deri te ato përtej Atlantikut. Ti more manipulues, mos harro se une çdo gjë e kam fituar me ndjersë e punë e jo me shantazhe.”, tha mes të tjerash ish-presidenti

Postimi i Plotë:

Gjithashtu lexoni:

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni

Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Hajdari: Reformat në tregun e naftës nuk ndalen nga shpifjet, po mbrojnë interesat e monopoleve të vjetra

Serwer: Partitë të mendojnë për pasojat e zgjedhjeve të reja, dëmtojnë dinjitetin e institucioneve

Kosova News 05/07/2026 05/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
32 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Merr fund epidemia e hantavirusit që i mori jetën 3 personave dhe infektoi 13 të tjerë
16:14 -05/07/2026
Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier
16:10 -05/07/2026
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
16:06 -05/07/2026
Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë
15:50 -05/07/2026
Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
15:47 -05/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?