KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krimet e luftës
Politikë

Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krimet e luftës

Kosova News
Kosova News 17:19 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin konsultativ të organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ku u diskutua versioni fillestar i listës preliminare të viktimave të luftës së fundit në Kosovë dhe plotësimet e nevojshme të saj.

Në fjalën e tij, Kurti tha se dokumentimi i krimeve të luftës dhe ndërtimi i një evidence shtetërore të besueshme për viktimat është një detyrë që lidhet me kujtesën, drejtësinë dhe dinjitetin e viktimave.

“Kjo detyrë e jona lidhet me kujtesën, me drejtësinë, me dinjitetin e viktimave dhe me mënyrën se si Republika e Kosovës e ndërton raportin e saj me të kaluarën dhe me të ardhmen. Populli ynë ka përjetuar luftë, dëbim, masakra, dhunë sistematike, zhdukje me forcë dhe shkatërrim të organizuar. Këto nuk janë kujtime të largëta dhe as tema që mund të mbyllen me kalimin e kohës. Janë fakte historike, politike dhe njerëzore që kanë përcaktuar jetën e mijëra familjeve dhe rrugën e shtetit tonë drejt lirisë”, tha Kurti.

Ai theksoi se krimet e kryera nga Serbia kërkojnë trajtim të vazhdueshëm institucional dhe se dokumentimi i tyre është i domosdoshëm për ruajtjen e së vërtetës.

“Krimet e Serbisë në Kosovë, karakteri dhe përmasat gjenocidale të dhunës shtetërore dhe përpjekja për ta zhbërë praninë shqiptare nga vendi ynë, kërkojnë trajtim serioz, institucional dhe të vazhdueshëm. Nuk mjafton që ne ta dimë çfarë ka ndodhur. Duhet ta dokumentojmë, duhet ta verifikojmë dhe duhet ta ruajmë. Duhet ta bëjmë të qasshme për drejtësinë, por edhe për brezat që do të vijnë pas nesh”, u shpreh ai.

Kurti rikujtoi se Qeveria e Kosovës e themeloi Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë në nëntor të vitit 2023, duke vlerësuar se ky institucion do të ndërtojë mbi punën e bërë ndër vite nga organizata, studiues dhe familjarë të viktimave.

“Instituti është ndërtuar mbi atë bazë. Detyra e tij është ta forcojë, ta sistemojë dhe ta institucionalizojë këtë trashëgimi. Instituti përveç se është një strukturë shtetërore përfaqëson edhe ndërgjegjen tonë kolektive, duke kthyer dhimbjen në kujtesë, kujtesën në dëshmi, dëshminë si kusht për drejtësi dhe drejtësinë në themel të paqes. Shteti nuk mund të mbështetet vetëm në kujtesë individuale. Kujtesa është e çmuar, por ajo duhet të mbrohet me dokumente. Emrat, datat, vendet, dëshmitë, burimet, arkivat dhe provat duhet të lidhen në një sistem të besueshëm”, deklaroi ai.

Duke folur për listën preliminare të viktimave të luftës, Kurti tha se çdo emër përfaqëson një histori dhe se procesi i verifikimit duhet të jetë sa më i saktë.

“Takimi i sotëm ka rëndësi të veçantë, sepse prezantohet lista preliminare e viktimave të luftës në Kosovë. Kjo listë është rezultat i një procesi më shumë se dyvjeçar të mbledhjes, krahasimit dhe verifikimit të të dhënave. Secili emër në këtë listë përfaqëson një jetë të humbur, një familje të goditur dhe një pjesë të historisë sonë. Prandaj, çdo e dhënë duhet të trajtohet me kujdes. Respekti ndaj viktimave nuk shprehet vetëm me fjalë; shprehet edhe me seriozitetin me të cilin shteti i dokumenton emrat, rrethanat dhe të vërtetën për fatin e tyre”, theksoi kryeministri në detyrë.

Kurti kërkoi që Serbia të përballet me të kaluarën dhe të hapë arkivat për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Kosova është e përkushtuar për paqe, për siguri dhe për bashkëpunim rajonal. Mirëpo, paqja e qëndrueshme kërkon ballafaqim me të vërtetën. Serbia duhet të përballet me krimet e kryera në Kosovë, të hapë arkivat dhe të veprojë në frymën e pendesës e të bashkëpunimit. Republika e Kosovës do të vazhdojë ta bëjë pjesën e saj me seriozitet. Do të dokumentojë, do të hulumtojë, do të vërtetojë dhe do ta ruajë kujtesën shtetërore mbi bazën e fakteve. Synimi ynë është i qartë: ajo që ka përjetuar populli ynë duhet të ruhet me dinjitet, të dokumentohet me saktësi dhe të shërbejë për drejtësi, të bëhet dije për brezat në vijim dhe kujtesë kolektive e jona”, shtoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Gucati paralajmëron protestë të jashtzakonshme më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut, Qëndrim Kryeziut, Emilja Rexhepit dhe Listës Serbe

Mos funksionimi i Kuvendit – Kosova afër t’i humbasë 40 milionë euro të BE-së

Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal

Nëna e 26-vjeçarit të vrarë në Prizren kërkon burg të përjetshëm dhe prezencë të mediave në gjykim

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Yamal, para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne
20:40 -01/07/2026
Anglia e mposht Kongon, shkëlqen Harry Kane
20:32 -01/07/2026
Data e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit caktohet më 16 shtator
19:08 -01/07/2026
Kosova avancon me ankandin e parë të energjisë së erës
18:53 -01/07/2026
Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave
18:30 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?