KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 1 korriku, rregulla të reja për legalizimin e certifikatave të Kosovës në Gjermani
Politikë

Nga 1 korriku, rregulla të reja për legalizimin e certifikatave të Kosovës në Gjermani

Kosova News
Kosova News 16:11 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se, duke filluar nga 1 korriku 2026, do të zgjerojë shërbimet për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile të lëshuara në Kosovë.

Sipas njoftimit, legalizimi do të vlejë për certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes që kanë të bëjnë me ngjarje të ndodhura para 19 shkurtit 2013, datë kur Kosova ka vendosur Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile.

Ambasada sqaron se data e lëshimit të dokumentit nuk ndikon në të drejtën për legalizim.

Për legalizimin e dokumenteve, qytetarët duhet të paraqesin certifikatat origjinale, të pajisura me vulën aktuale të para-certifikimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.

Sipas Ambasadës, legalizimi mundëson njohjen e drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve në sistemin juridik gjerman, duke lehtësuar procedurat administrative, si regjistrimi i martesave apo aplikimet për viza.

Po ashtu, është bërë e ditur se nga 1 shtatori 2026, seksioni i vizave në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë do të pranojë vetëm dokumentet e gjendjes civile të Kosovës që janë të legalizuara, pavarësisht se kur ka ndodhur ngjarja për të cilën është lëshuar dokumenti.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të informohen me kohë për procedurat e reja dhe të përfitojnë nga shërbimi i zgjeruar që hyn në fuqi nga 1 korriku.

Komunikata e plotë:

Rregulla të reja për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile të Kosovës

Duke filluar nga 1 korriku 2026, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë do të zgjerojë shërbimet e saj për legalizimin e certifikatave të gjendjes civile – si certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes – të lëshuara për ngjarje që kanë ndodhur para 19 shkurtit 2013, datë kur Kosova vendosi Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile. Me rëndësi është se data e lëshimit të dokumentit nuk ndikon në të drejtën për legalizim.

Kërkesat për legalizim:

  • Certifikata origjinale;
  • Të jenë të pajisura me vulën aktuale të para-certifikimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (jo më e vjetër se 6 muaj).

Pse është kjo e rëndësishme?
Legalizimi mundëson njohjen e drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve në sistemin juridik gjerman, duke thjeshtuar procedurat administrative, si regjistrimi i martesave ose aplikimet për viza.

Duke filluar nga 1 shtatori 2026, seksioni i vizave në Ambasadën e Gjermanisë do të pranojë vetëm dokumentet e gjendjes civile të Kosovës të legalizuara, pavarësisht se kur ka ndodhur ngjarja për të cilën është lëshuar dokumenti.

Informohuni më shumë në faqen zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe përfitoni nga këto ndryshime duke filluar nga muaji korrik.

Gjithashtu lexoni:

​“I PABURRË E TRADHTAR!” / Thellohet katastrofa në LDK: Shkëmb Manaj e kryetari i Deçanit “masakrohen” me fjalë, degjeneron situata!

Kosova mungon në Samitin në Ankara, NATO jep sqarimin zyrtar

Publikohet raporti: Komuniteti LGBTIQ+ në fund të prioriteteve të partive

Më 41 vota për Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kurti priti në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Superti

Kosova News 30/06/2026 30/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
38%
4 km/h
Tue
33 °C
Wed
32 °C
Thu
23 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Policia lidh dy rastet e alarmit për bombë, identifikohet numri nga Serbia
18:51 -30/06/2026
Prishtina, me çmime të reja të transportit publik
18:49 -30/06/2026
​“I PABURRË E TRADHTAR!” / Thellohet katastrofa në LDK: Shkëmb Manaj e kryetari i Deçanit “masakrohen” me fjalë, degjeneron situata!
17:48 -30/06/2026
Kosova mungon në Samitin në Ankara, NATO jep sqarimin zyrtar
17:41 -30/06/2026
Tragjedia në Shqipëri, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit
17:30 -30/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?