KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash- për “mosdhënie të ndihmës” policia ndalon edhe babin e të dyshuarit
Siguri

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash- për “mosdhënie të ndihmës” policia ndalon edhe babin e të dyshuarit

Kosova News
Kosova News 12:15 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren është deklaruar në lidhje me vrasjen që ndodhi në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit.

Prokuroria e cilësoi rastin si “vrasje e rëndë”, derisa u tha se bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit.

Viktima (Gazmen Tairovci), i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë). Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

“Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve Rajonale dhe njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje penale.”

Gjithashtu u theksua se i dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.”

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve./

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash- për “mosdhënie të ndihmës” policia ndalon edhe babin e të dyshuarit

Gjithashtu lexoni:

Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash, KBI: Autori duhet të marrë dënimin e merituar

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë” Ambasada amerikane ndan pamje nga përgatitjet për 250-vjetorin e pavarësisë

Arrestohet një person në Skënderaj, dyshohet për sulm seksual

Krimi i rëndë në Ferizaj: 24-vjeçarja dyshohet se vrau të dashurin – çka dihet deri më tani

Kosova News 30/06/2026 30/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
38%
4 km/h
Tue
33 °C
Wed
32 °C
Thu
23 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohet në Kuvend Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2025: Theksohet stabiliteti financiar
14:54 -30/06/2026
Policia në Shqipëri arreston Dritan Goxhajn
14:32 -30/06/2026
Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq
13:58 -30/06/2026
Tifozët përleshen me policinë në Hagë pas fitores së Marokut ndaj Holandës
13:09 -30/06/2026
Haxhiu kërkon nga BE avancimin drejt statusit të vendit kandidat
12:46 -30/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?