KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash, KBI: Autori duhet të marrë dënimin e merituar
Siguri

Pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash, KBI: Autori duhet të marrë dënimin e merituar

Kosova News
Kosova News 11:55 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) për Rajonin e Gorës, Ajhan Beqiri, ka reaguar pas vrasjes së imamit Gazmend Tahirovci në fshatin Zlipotok të Dragashit, duke thënë se personi përgjegjës për këtë vepër duhet të përballet me drejtësinë.

Në një deklaratë për lajmi.net, Beqiri e ka cilësuar rastin si një fatkeqësi, ndërsa ka bërë të ditur se, sipas bisedave që ka pasur me familjarët e viktimës, dyshohet se ngjarja ka qenë e natyrës private.

“Është fatkeqësi ajo që ka ndodhur. Mesa kam biseduar me familjarët, ka qenë diçka private, por personi i cili e ka kryer këtë vepër me të vërtetë duhet të dalë para organeve kompetente dhe të marrë dënimin e merituar”, ka deklaruar Beqiri.

Vrasja e imamit ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok, ku 47-vjeçari Gazmend Tahirovci dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar pas një operacioni intensiv operativo-hetimor. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në aksionin për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë dronë për vëzhgim nga ajri dhe njësinë K-9.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës”, ka deklaruar Bytyqi.

Ngjarja u raportua mbrëmë rreth orës 23:15, kur policia u njoftua për një konflikt mes disa personave në Zlipotok. Në vendin e ngjarjes, viktima u gjet i shtrirë me lëndime që dyshohet se i ishin shkaktuar me thikë, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash konstatoi vdekjen e tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Gjithashtu lexoni:

Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Haxhiu kërkon nga BE avancimin drejt statusit të vendit kandidat

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash- për “mosdhënie të ndihmës” policia ndalon edhe babin e të dyshuarit

Arrestohet një person në Skënderaj, dyshohet për sulm seksual

Krimi i rëndë në Ferizaj: 24-vjeçarja dyshohet se vrau të dashurin – çka dihet deri më tani

Kosova News 30/06/2026 30/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
38%
4 km/h
Tue
33 °C
Wed
32 °C
Thu
23 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohet në Kuvend Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2025: Theksohet stabiliteti financiar
14:54 -30/06/2026
Policia në Shqipëri arreston Dritan Goxhajn
14:32 -30/06/2026
Zbulohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq
13:58 -30/06/2026
Tifozët përleshen me policinë në Hagë pas fitores së Marokut ndaj Holandës
13:09 -30/06/2026
Haxhiu kërkon nga BE avancimin drejt statusit të vendit kandidat
12:46 -30/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?