KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara
Politikë

Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara

Kosova News
Kosova News 10:40 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për Ekonomia Online ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u shpreh se është penduar që ka mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara, pasi që sipas tij mbajtja në paraburgim e katërshes së UÇK-së, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor për kohë të gjatë është e pajustifikuar.

Ai përmendi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në.

“Sigurisht që nuk e kam idenë se çfarë vendimi do të marrin. Ajo që do të thosha është se pendohem që e kam mbështetur krijimin e këtyre Dhomave të Specializuara, sepse mendoj se paraburgimi i gjatë, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor, ka qenë i pajustifikuar sipas mendimit tim. Nuk di ndonjë rrethanë që do ta justifikonte këtë, por nuk jam jurist dhe do të më duhet të pranoj çfarëdo vendimi që ata të marrin. Ndjenja ime e fortë, veçanërisht sa i përket Hashim Thaçit, sepse e njoh atë dhe e njoh më mirë rolin e tij sesa të të tjerëve, është se ai nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në. Prandaj, mbajtja e tij përgjegjës mbi këtë bazë do të ishte një gabim i rëndë”, tha Serwer për EO.

I pyetur nga EO se a pret lirimin e tyre, Serwer u përgjigj shkurt.

“Nuk pres asgjë”, tha ai.

Por, shtoi se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që merr gjykata.

“Mendoj se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që merr gjykata, por kjo nuk e ndryshon pikëpamjen time nëse një dënim është i justifikuar apo jo. Të tjerët nuk i njoh mirë, por Hashimin e njoh dhe e kam takuar menjëherë pas luftës. E pyeta për rolin e tij në UÇK dhe e di se ai rol nuk përfshinte autoritet komandues”, u shpreh ai.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjithashtu lexoni:

Më 41 vota për Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kurti priti në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Superti

Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim

Blerim Saramati zgjidhet kryetar i ri i Partisë së Gjelbër për Kosovën

Haxhiu kërkon nga BE avancimin drejt statusit të vendit kandidat

Kosova News 30/06/2026 30/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
38%
4 km/h
Tue
33 °C
Wed
32 °C
Thu
23 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ulja emergjente në Prishtinë e avionit, dyshohet se një shqiponjë u fut në një nga motorët
15:56 -30/06/2026
Lë fëmijët të mbyllur në veturë në vapë, policia e gjobit me 300 euro nënën në Prizren
15:54 -30/06/2026
Më 41 vota për Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
15:52 -30/06/2026
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, furgoni del nga rruga – bllokohen pasagjerët
15:50 -30/06/2026
Kurti priti në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Superti
15:45 -30/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?