Ka dështuar tentativa e Barcelonës për lojtarin e Borussia Dortmundit, Thomas Meunier.
Katalunasit synuan që ta marrin lojtarin në fund të kësaj merkatoje, mirëpo nuk u arrit marrëveshja për pagën dhe shumën e transferimit.
Lojtari luan si mbrojtës i krahut të majtë, pozitë kjo ende e pakompletuar te “blaugranat”.
Gjithsesi, tashmë do të kërkohet një alternativë tjetër, pasi negociatat në mes të palëve duket se kanë dështuar.


