KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Calhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror
Sport

Calhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

Kosova News
Kosova News 19:19 -27/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kapiteni i Turqisë, Hakan Calhanoglu, e ka marrë përgjegjësinë për dështimin e kombëtares në Botërorin 2026 si dhe u ka kërkuar falje para tifozëve.

Turqia ishte pjesë e Grupit D, ku u mposht 2-0 nga Australia dhe 1-0 nga Paraguaji, ndërsa në ndeshjen e fundit fitoi 3-2 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por me vetëm tri pikë e mbylli grupin në vendin e katërt dhe u eliminua nga turneu.

Mesfushori i Inter e ka pranuar se zhgënjimi është i madh, pasi skuadra kishte ëndërruar prej kohësh të përfaqësonte Turqinë në mënyrën më të mirë në Botëror.

“Ka shumë për të thënë sot, por asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë zhgënjimin dhe dhimbjen që po ndjej. Kemi ëndërruar për këto ditë për një kohë të gjatë. Ne donim ta përfaqësonim vendin tonë në formën tonë më të mirë në Kupën e Botës, për t’i dhënë popullit tonë një ndjenjë krenarie të paharrueshme.

Fatkeqësisht, nuk ia dolëm”, ka shkruar Calhanoglu.
Kapiteni i Turqisë ka theksuar se e ndiente çdo ditë peshën dhe përgjegjësinë e fanellës së kombëtares, ndërsa ka shtuar se si lider i ekipit është i pari që merr përgjegjësinë për rezultatin zhgënjyes.

Ai ka pranuar se tifozët kanë të drejtë të jenë të mërzitur dhe të zemëruar, duke theksuar se një pjesë e kritikave ishin të ashpra, por shumë prej tyre edhe të merituara.

“E di… Je i trishtuar. Je i zhgënjyer. Je i zemëruar. Disa nga kritikat që morëm ishin të ashpra, ndërsa të tjerat ishin plotësisht të justifikuara. Sepse kushdo që vesh këtë fanellë mban mbi supe shpresat e këtij vendi. Ne nuk ishim në gjendje t’i përmbushnim ato shpresa në fushë”, është shprehur ai.

Calhanoglu ka dërguar edhe një mesazh shprese, duke theksuar se futbolli nuk matet vetëm me fitore, por edhe me forcën për t’u rikthyer pas një zhgënjimi.
“Unë e ndiej këtë përgjegjësi më shumë se kushdo tjetër, së bashku me ekipin. Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me fitoret. Ndonjëherë, prova më e madhe është të jesh në gjendje të ngrihesh nga vendi ku ke rënë”, ka shkruar kapiteni turk.

Gjithashtu lexoni:

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistet e Kosovës arrijnë fitore historike në Taranto

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Delegacioni serb lëshon sallën gjatë raportimit të Kosovës për Prishtina 2030

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?