Një foshnjë e porsalindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të mërkurën dhe lanë qindra të vdekur e mijëra të lënduar.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ekipet e shpëtimit në qytetin La Guaira duke nxjerrë foshnjën nga rrënojat dhe duke ia dorëzuar një burri, i cili besohet të jetë babai i saj.
Sipas agjencisë AFP, edhe nëna e foshnjës u nxor e gjallë nga rrënojat pak kohë më vonë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat e prekura, pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Venezuelën.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 920 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 3.360 të tjerë janë lënduar.


