KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Propozimi i parë nga opozita: Aleanca e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore
Politikë

Propozimi i parë nga opozita: Aleanca e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore

Kosova News
Kosova News 14:49 -27/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca  ka dalë si partia e parë nga opozita që ka paraqitur një propozim për zhbllokimin e situatës institucionale dhe mundësimin e konstituimit të institucioneve të reja, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia është e gatshme të mbështesë formimin e institucioneve pa kërkuar poste qeveritare dhe pa përfitime partiake, duke kërkuar vetëm një marrëveshje publike mbi gjashtë prioritete strategjike për zhvillimin e vendit, transmeton lajmi.net.

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas platformës së Aleancës, mbështetja për krijimin e institucioneve do të jepet edhe pa pjesëmarrje në qeveri, nëse pranohen disa zotime kryesore, përfshirë shpalljen prioritet shtetëror të projektit të gazit amerikan, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla, lirimin nga tatimi në pronë të tokës së punuar, financimin e projekteve rrugore kapitale të mbetura pezull dhe krijimin e një fondi të madh investimesh për Prishtinën.

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar gjithashtu se partia është e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve dhe sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse arrihet zotim për këto prioritete.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë pa asnjë kërkesë, përpos zotimit të pastër që institucionet tona do t’i realizojnë kërkesat tona”, është shprehur Gjini, duke shtuar se AAK nuk do të pengojë konstituimin e institucioneve.

Sipas tij, kërkesat përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore në disa qytete të vendit, si dhe investime të rëndësishme për kryeqytetin, Prishtinën, që sipas AAK-së duhet të përfitojë një fond të posaçëm zhvillimor.

Aleanca e ka paraqitur këtë paketë si një platformë për dalje nga bllokada institucionale dhe si bazë për një marrëveshje politike që, sipas saj, do të ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta

Shqiptari po lufton me jetën, theu shtyllën kurrizore gjatë pushimeve në Spanjë

Mendim Rugova: I nxehti ekstrem i Evropës po vjen drejt nesh, mund të kalohet rekordi i 82-ës kur në Prizren shënoi 40.6 gradë

Pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve spanjolle, arrestohet një i kërkuar me INTERPOL

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

Kosova News 27/06/2026 27/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta
16:41 -27/06/2026
Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë
16:07 -27/06/2026
Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë, nis hetimi
15:58 -27/06/2026
Bajram Duraku gati për hapin e madh, disa klube kosovare pas talentit 20 vjeçar
15:54 -27/06/2026
Shqiptari po lufton me jetën, theu shtyllën kurrizore gjatë pushimeve në Spanjë
15:49 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?