Një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte qenë duke u trajtuar në QKUK që nga dita e aksidentit, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor më 26 qershor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Me 26.06.2026 është raportuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Turqisë, i cili si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti që ka ndodhur më 9 qershor.


