Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual.
Arrestimi i të dyshuarve u bë i ditur Policia e Kosovës në një njoftim për medie, ku thuhet se ne pranga ka përfunduar A. G, (33 vjeç) dhe B. G, (36 vjeç), që të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Ata dyshohet se ngacmuan seksualisht një 21-vjeçare në Prishtinë.
“Arrestimi ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme./KosovaNews/


