KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNMIK në mbështetje të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë
Siguri

UNMIK në mbështetje të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:52 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, rithekson se OKB mbështet familjet e personave që janë akoma të zhdukur.

Sipas saj, e drejta e tyre për ta ditur të vërtetën dhe e drejta për të ditur është një e drejtë themelore e njeriut, ushtrimi i së cilës nuk duhet të politizohet, njofton Klan Kosova.

“UNMIK-u vazhdon të mbrojë të drejtat e familjeve në lidhje me fatin e më të dashurve të tyre. Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për të përparuar në çështjet që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe për të nxitur pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë,” tha ajo.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Dita Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyrueshme: PSSP Ziadeh thekson mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për familjet e personave të zhdukur dhe të drejtën e tyre për të vërtetën

30 gusht 2022 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyrueshme, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ripohon se ndjeshmëria më e fortë e OKB-së janë ende me familjet e personave që janë akoma të zhdukur. Ajo nënvizon se e drejta e tyre për të vërtetën dhe e drejta për të ditur është një e drejtë themelore e njeriut, ushtrimi i së cilës nuk duhet të politizohet.

Duke ritheksuar përkushtimin e UNMIK-ut për të mbështetur përpjekjet për ndriçimin e fatit të të gjithë personave ende të zhdukur në Kosovë, PSSP Ziadeh kërkoi që të rifillojë bashkëpunimi në kuadër të Grupit Punues Beograd-Prishtinë për Personat e Pagjetur në lidhje me ngjarjet në Kosovë, i cili kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe mbetet një mekanizëm qendror që mundësoi zgjidhjen e një numri të konsiderueshëm çështjesh që nga themelimi i tij në vitin 2004.

“UNMIK-u vazhdon të mbrojë të drejtat e familjeve në lidhje me fatin e më të dashurve të tyre. Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për të përparuar në çështjet që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe për të nxitur pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë,” tha ajo.

PSSP Ziadeh gjithashtu shfrytëzon këtë mundësi për të inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin që të shfrytëzojnë momentumin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të ecur përpara në çështjen e personave të zhdukur.

Sfondi:

Që nga korriku 2022, janë 1,621 persona (1,358 burra dhe 263 gra) ende të pagjetur që lidhen me ngjarjet e viteve 1998-1999 në Kosovë. UNMIK-u vazhdon të mbështesë procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë, duke përfshirë bashkëveprimin e ngushtë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe mbështetjen e Grupit Punues me ofrimin e mbështetjes teknike për delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës për të rritur kapacitetet e ekipit të tyre analitik për të kërkuar të zhdukurit. UNMIK-u vazhdon të ndërtojë kapacitetet e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur (QKMP), të cilën e ndihmoi të themelohet në vitin 2017, dhe të mbështesë familjet e të zhdukurve në bashkëpunim me MPRC-në.

Gjithashtu lexoni:

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?