Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit duke e cilësuar si dështim renditjen e partisë në vendin e tretë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliu ka shkruar se rezultati zgjedhor nuk mund të paraqitet si sukses dhe se qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë për lidershipin aktual të kësaj partie.
Sipas tij, përgjegjësia politike për rezultatin bie kryesisht mbi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani.
“Për dështimin e radhës, përgjegjësia politike bie para së gjithash mbi Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, të cilët ishin arkitektët kryesorë të këtij projekti politik, i nisur në fillim me hile. Prandaj, kur kërkohen meritat për çdo sukses, duhet të merret edhe përgjegjësia për dështimet”, ka shkruar Veliu.


