KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje
Politikë

Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje

Kosova News
Kosova News 14:24 -18/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur sot procesi i  rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve. Ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen është prej 2498 në total, apo 7.41% e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se vendimi për t’u rinumëruar këto vendvotime është për tu siguruar që procesi i numërimit ka shkuar me saktësi, derisa thekson se ky proces do të përfundoj brenda dy ditësh.

​”Arsyeja pse KQZ-ja ka vendosur që të rinumërohen këto vendvotime është për t’u siguruar nëse procesi i rinumërimit është zhvilluar me saktësi në qendrat komunale të numërimit. Domethënë, në procesin e rinumërimit do të përfshihen 185 vendvotime, vendvotimet e të cilave paraprakisht janë numëruar në qendrat komunale të numërimit gjatë ditëve të kaluara. Sipas dinamikës, e cila po zhvillohet këtu në QNR, besojmë që brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i të gjitha këtyre vendvotimeve”, tha Elezi.
Elezi tha se janë të gatshëm t’i shpallinrezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por do të presin nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit të votave.

​”Sa i përket çështjes së rezultateve, së pari Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duhet të presë nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit e zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, më konkretisht nga dita e djeshme, e mërkurë. Në versionin më të mirë, pra nëse nuk do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja siguron se mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por, nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, siç është rasti PZAP apo Gjykata Supreme, nëse çështja shkon deri në këtë institucion”, tha tutje ai.

Në fund të procesit të rinumërimit do të përgatitet një raport i detajuar lidhur me gjetjet e evidentuara, e më pas do të i’u paraqitet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim e vendimmarrje dhe varësisht nga gjetjet e rekomandimet, KQZ do të vendosë për hapat e mëtejmë.

Numri i vendvotimeve që do të rinumërohen sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Podujevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skënderaj (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%).

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Rezultati zgjedhor konfirmon Vetëvendosjen si partinë e parë me 53 deputetë

Pakënaqësitë në LDK, lajmërohet Paris Guri- Godet disa nga bashkëpartiakët e tij

Haxhiu: Faleminderit secilit që na besoi, besimi juaj na obligon të punojmë më shumë

Elezi: Fillon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Kosova News 18/06/2026 18/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
73%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
31 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen rreth 60 kg kilogramë substancë narkotike, arrestohen katër persona
16:56 -18/06/2026
Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
16:22 -18/06/2026
Nënkoloneli i FSK-së fillon detyrën në Londër
16:20 -18/06/2026
Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
16:18 -18/06/2026
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
16:15 -18/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?