Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit të Gjakovës, Bajram Rragamaj.
Lajmin e ka bërë të ditur KF Dukagjini përmes një njoftimi, ku ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e një prej figurave që ka dhënë kontribut të çmuar për klubin ndër vite.
Sipas klubit, Rragamaj do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, kontributin dhe dashurinë e tij ndaj futbollit dhe ngjyrave të Dukagjinit.
“Në këto çaste të vështira, Kryesia, stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij”, thuhet në reagimin e klubit.
Njoftimi i Plotë:
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit, Bajram Rragamaj.
Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë.
Në këto çaste të vështira, Kryesia, stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Pushofsh në paqe, Bajram Rragamaj.


