KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër të arrestuar për dhunimin e vajzës 11 vjeçe në Prishtinë, njëri në kërkim – reagimet të shumta nga politika e shoqëria, nesër PROTESOHET
Siguri

Katër të arrestuar për dhunimin e vajzës 11 vjeçe në Prishtinë, njëri në kërkim – reagimet të shumta nga politika e shoqëria, nesër PROTESOHET

Kosova News
Kosova News 09:38 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë që tronditi gjithë Kosovën raportohet të ketë ndodhur tri ditë më parë në Prishtinë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, një femër, që tashmë është mësuar se është një vajzë vetëm 11 vjeçe, është dhunuar nga pesë persona.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 dhe ka vazhduar deri në orët e mesnatës, raporton KosovaNews.

E tmerrshme – Pesë persona dhunojnë një femër në Prishtinë, arrestohen dy prej tyre

Nuk ka ditë që në raportin e Policisë e Kosovës nuk gjen raportime për dhunë fizike, psikike e seksuale ndaj grave. Por, dje (të hënën) shoqëria kosovare u trondit nga dhunimi që iu bë një të miture të në një park në Prishtinë nga pesë persona, disa të mitur e disa tjerë të moshës së rritur.

Në njoftimin e fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur katër të dyshuar janë arrestuar, ndërsa janë në kërkim të personit të pestë.

Policia: Katër të arrestuar, jemi në kërkim të personit të pestë

Policia e Kosovës në njoftimin për media ka bërë të ditur se lidhur me rastin e dhunimit deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër persona, ndërkaq personi i pestë është identifikuar dhe është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është gjetur në shtëpi.

Policia e Kosovës njofton se i njëjti ndodhet në kërkim policor.

Në raportin paraprak të Policisë, është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore dhe organet shtetërore po merren me trajtimin e saj.

Përdhunimi i 11-vjeçares, policia jep detajet e fundit,personi i pestë po kërkohet,është identifikuar

Një muaj paraburgim ndaj dy personave që dyshohen për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Ngjarja e tmerrshme – 11 vjeçe është vajza e dhunuar nga 5 persona në Prishtinë, gjykata merr vendim për njërin nga të arrestuarit

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit dhe të miturit, ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që të njëjtit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar dyshohet se të shtunën nga ora 17:30 deri në orën 00:30 kanë dhunuar një të mitur.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e vajzës 11 vjeçe në Prishtinë

Dosja e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua në park përderisa ishte duke ecur

Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar kallxo.com. Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Ky është 26-vjeçari që bashkë me vëllain dhe tre të tjerë dyshohet se e dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari.

Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

Përdhunimi që tronditi Kosovën, reagime të ashpra nga politika e shoqëria civile

Presidentja Vjosa Osmani, dhunimin e 11-vjeçares e ka konsideruar akt çnjerëzor.

“Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.

Rasti i sulmit seksual ndaj të miturës, reagon Vjosa Osmani

Kryeministri Albin Kurti nga organet e rendit ka kërkuar që të vënë para drejtësisë personat e dyshuar.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryerësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti kërkon dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i tronditur nga rasti.

“Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!  Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, tha Rama.

Nesër protestohet në Prtishtinë

E për rastin e rëndë në Prishtinë është paralajmëruar edhe protestë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën do të protestojnë dhe kanë tri kërkesa.

Protesta do të nisë në orën 12:00 te sheshi “Zahir Pajaziti”. Ndërsa, aty do të kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit, si dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se liderët politikë është dashur të reagojnë më moti për fenomenin e përdhunimeve.

“Rastet e sulmeve dhe dhunës ndaj vajzave e grave janë rritur eksponencialisht sepse asnjë institucion qysh moti s’po e kryen punën si duhet për t’a ndërprerë këtë fenomen. Dënimet qesharake e trajtimi joserioz i këtij problemi, veç i ka ‘trimëruar’ kriminelët’, ka shkruar Cakolli.

Reagimi i ministres Albulena Haxhiu

Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mënyrë indirekte ka fajësuar prokurorinë dhe gjykatat duke lënë të kuptohet se nuk po e kryejnë punen si duhet edhe pse i kanë pagat më të larta në rajon.

Ajo ka publikuar disa statistika ku ka thënë se më shumë ka parashkrime të këtyre lëndëve sesa dënim me burgim.

E për këtë, Haxhiu ka thënë se situata nuk mund të ndryshojë nëse zyrtarët përgjegjës nuk e marrin ndëshkimin për mosveprim e neglizhencë dhe nëse këto raste nuk trajtohen me prioritet.

Haxhiu: Kushdo që s’e kryen detyrën, duhet të largohet dhe pikë. Nuk kemi fëmijë, vajza dhe gra për t’u dhunuar dhe as për t’u vrarë!

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

27 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut
08:56 -10/05/2025
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
08:38 -10/05/2025
Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?