KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit
Siguri

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

KosovaNewss
KosovaNewss 18:47 -12/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e transparencës institucionale dhe bashkëpunimin në kuadër të projekteve për monitorimin e gjykimeve.

Gjatë takimit u diskutua për çështje që lidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e llogaridhënies.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për zbatimin e Projektit Rajonal për Monitorimin e Gjykimeve në fushën e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndikimin e këtij projekti në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për raportin dhe rekomandimet e hartuara në kuadër të këtij projekti.

Me këtë rast, u vlerësua rëndësia e monitorimit të proceseve gjyqësore si një mekanizëm që kontribuon në rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, avancimin e transparencës dhe identifikimin e praktikave më të mira në trajtimin e rasteve komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeprokurori Kryeziu falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e ofruar ndaj institucioneve të drejtësisë, duke ritheksuar përkushtimin e Prokurorisë Themelore në Prizren për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe zbatimin e standardeve më të larta profesionale.

Takimi përfundoi me dakordim për vazhdimin e koordinimit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

Takimi Ulutas-QUINT’i, ambasada e Britanisë kujton ndërhyrjen e NATO’s: Ishte jetike për ta ndaluar katastrofën humanitare në Kosovë

Bega në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë

Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, flasin për sigurinë

Kushtetuesja konstaton shkelje për zvarritje 40-vjeçare të një rasti civil

Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Prishtinë

KosovaNewss 12/06/2026 12/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
heavy intensity rain
15° _ 13°
83%
2 km/h
Fri
20 °C
Sat
20 °C
Sun
25 °C
Mon
27 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Halil Kastrati njofton për projektin madhor të ujit të pijshëm në Kaçanik
21:05 -12/06/2026
Kosova hap selinë e përhershme të Ambasadës në Londër
20:48 -12/06/2026
Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë
20:38 -12/06/2026
Numërohen rreth 70% të votave nga ambasadat dhe konsullatat, Vetëvendosje kalon në 50 mandate
19:41 -12/06/2026
Robertson: Çlirimi i Kosovës ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime
19:00 -12/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?