KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Lum si ti Kosovë”, ambasadori francez- Zgjedhjet ishin shembullore, tani partitë duhet të sigurojnë stabilitet institucional
Politikë

“Lum si ti Kosovë”, ambasadori francez- Zgjedhjet ishin shembullore, tani partitë duhet të sigurojnë stabilitet institucional

Kosova News
Kosova News 12:12 -11/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
“Lum si ti Kosovë”. Me këto fjalë ambasadori francez në Kosovë vlerësoi organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura të dielën e 7 qershorit.

Megjithatë, në një intervistë Oliver Guerot theksoi rëndësinë e funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të vendit.

Siç tha ai, një mekanizëm elektoral që funksionon mirë mbetet baza e demokracisë.

“Fillimisht do të dëshiroja të përgëzoja institucionet e Kosovës, sepse zgjedhjet u organizuan në një mënyrë shumë të mirë si dhe u mbajtën në një mënyrë të lirë dhe transparente. Kështu që kjo është vërtet e rëndësishme. Një mekanizëm elektoral që funksionon mirë është baza e demokracisë. Prandaj, lum si ti Kosovë për këtë. Tani rezultatet ose votat janë duke u numëruar ende nga KQZ-ja, kështu që natyrisht nuk do të komentoj për rezultatet. Mendoj se i kemi rezultatet sa i përket pjesëmarrjes dhe u mbetet partive politike që të nxjerrin konkluzionet e tyre për pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje. Ajo që na nevojitet neve si një vend mik dhe partner i Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë: një Kuvend, një president, një Qeveri, në mënyrë që të mund të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj, që të mund të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Kosovën për të nxitur zhvillimin social dhe zhvillimin ekonomik. Ka shumë për t’u bërë, ka shumë mbështetje në mjete financiare për t’u marrë nga BE-ja, por edhe nga Franca, por për këtë na nevojiten institucionet në vend. Kështu që, unë jam besimplotë se këtë herë partitë politike do të korrin sukses në bisedimet e tyre dhe se do të jenë në gjendje të formojnë Kuvendin, të votojnë një president, të votojnë një qeveri”, tha Guerot.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në rrugën e integrimit evropian të Kosovës, Guerot tha se beson në institucionet e vendit dhe në përfundimin e drejtë të procesit zgjedhor.

“Unë nuk do të komentoj mbi gjithë procesin, derisa të certifikohen rezultatet. Ne kemi besim te institucionet e Kosovës, bazuar në përvojën e zgjedhjeve të mëparshme, se i tërë procesi do të jetë, deri në fund fare, i drejtë dhe konkurrues. Natyrisht, kjo është kyçe për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. BE-ja bazohet mbi vlera dhe vlerat duhet të jenë – nuk është thjesht një angazhim, është gjithashtu diçka që duhet ta provosh herë pas here që po i ndjek ato. Por jam besimplotë se Kosova do të dëshmojë se është një demokraci e vërtetë”, tha ai.

I pyetur për rolin që mund të luajë Franca në mbështetjen e institucioneve demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve, ambasadori francez tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen në fusha të ndryshme.

“Pamë gjithashtu se edhe në zgjedhjet e mëparshme institucionet e gjyqësorit funksiononin mirë. Kemi parë një Gjykatë Kushtetuese që funksionon mirë. Pra, sa i përket zhvillimit demokratik është arritur mjaft shumë me ndihmën tonë, por para së gjithash nga vetë kosovarët. Demokracia është e rritur brenda vendit (e vetëndërtuar) në këtë shtet dhe kjo është shumë mirë dhe ne jemi të lumtur ta shohim këtë, të shohim se investimi që bëmë – investimi politik dhe ushtarak që bëmë në këtë vend – dha rezultate. Ajo që jemi tani të gatshëm të bëjmë dhe më se të vullnetshëm për të bërë, është të mbështesim zhvillimin, zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ka marka franceze që janë gjithnjë e më shumë prezente në këtë vend. Së fundmi, një markë shumë e njohur franceze, Decathlon, u hap këtu në Kosovë, dhe ka edhe të tjera. Kështu që kjo është një shenjë e mirë”, tha ai.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin të tretat që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve të fundit, një tregues i vazhdimit të krizës politike dhe pamundësisë së subjekteve politike për të siguruar stabilitet afatgjatë institucional. Procesi zgjedhor u vlerësua pozitivisht nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat monitoruese. Megjithëse, pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët krahasuar me ciklet e mëparshme zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Demokracia në Veprim (DnV) njoftuan se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, pa incidente serioze që do të cenonin integritetin e procesit.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione

Gërvalla viziton Prokurorinë në Pejë, flet për reformat në drejtësi

KQZ numëron 88.59% të votave: Kurti, Hamza, Osmani dhe Gjini kryesojnë listat e partive

Numërohen mbi 84% e votave për kandidatë, radhitja në top 10 thuajse e njëjtë

Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës, KQZ nis numërimin

Kosova News 11/06/2026 11/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
85%
1 km/h
Thu
27 °C
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
24 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione
14:28 -11/06/2026
Kuvendi i Prishtinës mban seancë solemne për 27-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit
14:02 -11/06/2026
Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta
13:58 -11/06/2026
Gërvalla viziton Prokurorinë në Pejë, flet për reformat në drejtësi
13:30 -11/06/2026
KQZ numëron 88.59% të votave: Kurti, Hamza, Osmani dhe Gjini kryesojnë listat e partive
13:21 -11/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?