KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 1.2 milion qytetarë: Çfarë fshihet pas rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje?
Politikë

Mbi 1.2 milion qytetarë: Çfarë fshihet pas rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje?

Kosova News
Kosova News 14:35 -10/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojnë.

Në një vend ku dalja në zgjedhje ka qenë tradicionalisht e lartë, kjo nuk është thjesht një statistikë – është zile alarmi për sistemin politik, thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe sociale.

Zgjedhjet e 7 qershorit prodhuan një nga nivelet më të ulëta të pjesëmarrjes në vitet e fundit, duke ngritur, sipas tyre, pyetje serioze për përfaqësimin, besimin dhe funksionimin e demokracisë.

Nga 1.959.962 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 726.071 votuan, ose 37.05%, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Krahasuar me rreth 45% pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar, rënia është e ndjeshme.

Abstenimi si revoltë
Sociologu Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut, e sheh këtë rënie si pasqyrim të drejtpërdrejtë të zhgënjimit të qytetarëve ndaj klasës politike.

Sipas tij, fakti që këto janë zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë – pas atyre të 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit – ka prodhuar lodhje të theksuar tek elektorati.

“Thirrjet e shpeshta për votim perceptohen si shenjë e një sistemi që nuk arrin të funksionojë normalisht”, vlerëson ai për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e motivimit për pjesëmarrje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, duke iu drejtuar mbështetësve në Prishtinë, pasi shpalli fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.
Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” në Prishtinë e përkufizon këtë fenomen si një “abstenim revoltues”.

Sipas tij, qytetarët nuk zgjodhën të ndëshkojnë vetëm një parti – as pushtetin, as opozitën.

“Ata, thjesht, ndjenë se nuk përfaqësohen nga asnjëra palë dhe qëndruan në shtëpi. Ky është një reagim racional ndaj një politike që nuk prodhon zgjidhje konkrete”, thekson Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Kriza e besimit dhe cikli i pafund i krizave
Përtej lodhjes zgjedhore, Gollopeni nënvizon edhe një problem tjetër: krizën e besimit në politikë.

“Vitet e fundit janë karakterizuar nga vështirësi në formimin dhe funksionalizimin e institucioneve, kriza të përsëritura politike dhe një perceptim i përhapur se, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, jeta e qytetarëve nuk ndryshon”, thotë ai.

Ky perceptim, i kombinuar me rritjen e kostos së jetesës, pasigurinë ekonomike dhe emigrimin, ka zhvendosur fokusin e qytetarëve larg politikës.

“Vëmendja zhvendoset nga politika te sfidat e përditshme. Dhe kjo e bën pjesëmarrjen në zgjedhje më pak ose aspak prioritare, sidomos për të rinjtë ose për ata që ndihen të shkëputur nga proceset institucionale”, shton ai.

Rruga drejt institucioneve të reja: Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?
Rënia e pjesëmarrjes u vlerësua si shqetësuese edhe nga misionet ndërkombëtare dhe organizatat vendore.

Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) e cilësoi këtë trend si një “zile zgjimi” për subjektet politike, ndonëse procesin zgjedhor e vlerësoi si të qetë dhe profesional.

Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) vlerësoi, po ashtu, se zgjedhjet e fundit u mbajtën në një klimë të qartë lodhjeje zgjedhore dhe me interesim dukshëm më të ulët krahasuar me proceset e fundit.
Një nga faktorët, sipas saj, mbetet edhe mungesa e ofertave të reja politike dhe riciklimi i të njëjtave figura dhe premtime gjatë fushatave.

Vetë partitë nuk e adresuan drejtpërdrejt këtë fenomen, ndërsa për të tërhoqën vëmendjen disa përfaqësues diplomatikë në vend.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se “pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”.

Rezultatet dhe ndryshimet
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para me rreth 42% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 21%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 17%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 7% dhe Lista Serbe me rreth 6%.

Këto rezultate, ndonëse nuk përfshijnë votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, tregojnë disa ndryshime në pozicionim krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) konsideron se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon angazhim qytetar dhe legjitimitet të sistemit politik, ndërsa rënia e saj, sidomos në mesin e të rinjve, është trend në shumë vende.

Në një raport të publikuar nga OECD-ja në vitin 2024 thuhet se një në katër të rinj nuk ka fare interes për politikën, krahasuar me një në pesë për të gjitha grup-moshat.

“Midis fillimit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2020, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në të gjithë OECD-në ra nga 75% në 65% mesatarisht”, sipas këtij raporti.

Ngjashëm, edhe një analizë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) tregon se pjesëmarrja globale në zgjedhje ka rënë nga rreth 65% në vitin 2008 në rreth 56% më 2023, duke reflektuar rritjen e skepticizmit ndaj proceseve demokratike.

Si të rikthehet besimi?
Për ekspertët, rënia e pjesëmarrjes është sfidë politike që kërkon zgjidhje të thella.

Kamberi përmend mundësinë e reformave në legjislacionin zgjedhor, duke përfshirë edhe modele si votimi i detyrueshëm, i aplikuar në vende si Belgjika.

“Ajo që është e qartë, është se duhet rishikim apo një reformë e thellë e legjislacionit në fuqi për zgjedhjet”, pohon Kamberi.

Për Gollopenin, çelësi mbetet te besimi.

“Qytetarët duhet të shohin se zgjedhjet prodhojnë zgjidhje, jo kriza. Vetëm atëherë pjesëmarrja mund të rritet”, thotë ai.

Ai paralajmëron se abstenimi, megjithëse i kuptueshëm si reagim, në fund është një zgjedhje që mund t’i dëmtojë vetë qytetarët.

“Nëse tërhiqemi nga proceset elektorale, rrezikojmë të prodhojmë situata edhe më të pafavorshme për mirëqenien tonë”, përfundon Gollopeni.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 70% e votave të kandidatëve – 10’shjet e më të votuarve nga VV, PDK, LDK e AAK

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Haxhiu: Lidhja e Prizrenit simbol i bashkimit dhe qëndresës kombëtare

Refuzohen 142 pako nga diaspora, KQZ thotë se arsyeja më e shprehur është se po mungojnë dëftesat e regjistrimit dhe dokument me të dhëna unike

13 komuna përfundojnë numërimin, vlerësohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë

Kosova News 10/06/2026 10/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
18° _ 15°
71%
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
20 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet 21-vjeçari në Prishtinë, po kërkohej për grabitje, është i dënuar për 3 vite e gjysmë
17:06 -10/06/2026
Numërohen 70% e votave të kandidatëve – 10’shjet e më të votuarve nga VV, PDK, LDK e AAK
16:48 -10/06/2026
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve
15:45 -10/06/2026
Shqipëri – Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik
15:44 -10/06/2026
Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente
15:40 -10/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?