KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kërkon dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare
Siguri

Kryeministri Kurti kërkon dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare

Kosova News
Kosova News 20:49 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare nga 5 persona. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeministri ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë dënim meritor për personat e dyshuar.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejt para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.

Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional, por dhe në atë shoqëror e kulturor”, ka thënë kryeministri.

Kurti ka thënë se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.

“Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër.

Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, ka thënë kryeministri Kurti./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, në rastin e gjetjes së foshnjës në mbeturina

Veteranët i çojnë letër komisionerit të BE-së: Specialja u shndërrua në diçka tjetër

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave

Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik
14:44 -19/05/2025
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, në rastin e gjetjes së foshnjës në mbeturina
14:16 -19/05/2025
Veteranët i çojnë letër komisionerit të BE-së: Specialja u shndërrua në diçka tjetër
13:52 -19/05/2025
Spitali i Përgjithshëm në Pejë pajiset me laser për trajtime urologjike
13:31 -19/05/2025
Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore
13:20 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?