Një moment i filmuar nga mesfushori i Kombëtares, Julian Shehu, ka ngjallur reagime, kjo për shkak të shpejtësisë me të cilën shoku i tij i skuadrës, Elseid Hysaj po qarkullon në rrugën e Kombit.
Siç shihet nga video e postuar në rrjetin e tij social në Instagram, Shehu e kthen telefonin e tij nga ana e majtë, aty ku duket automjeti luksoz tip “Porsche” i shkodranit. Ajo çfarë vihet re është pikërisht shpejtësia, pasi në kroskotin e makinës së mesfushorit, numri shkruan 115, teksa mendohet se ajo e Hysajt mund të ketë shkuar në 150, bazuar shpejtësisë me të cilën shkon “skëterrë”.


