KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
Siguri

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 16:04 -08/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Prokuroria Themelore në Prishtinë, bashkë me Njësitin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, ka realizuar tre kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar dy persona.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “mashtrimi”, ndërkaq gjatë kontrolleve janë sekuestruar një veturë, disa telefona, disa sim-kartela dhe fletëpagesa të bankave.

Përmes këtij njoftimi, Prokuroria ka thënë se janë identifikuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me këtë çështje, por që ndodhen në arrati.

“Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që të dëmtuarit pasi që kishin pranuar mesazhe SMS, kinse nga bankat komerciale NLB – Banka, Teb Banka, Raiffesien Bank, si dhe banka tjera me përmbajtjen “Në llogarinë tuaj është zbuluar aktiviteti i dyshimtë. Ju lutemi identifikoni për të vazhduar përdorimin e shërbimit…”, nga i cili SMS pranohej edhe një link i veçantë, varësisht nga banka që të dëmtuarit kishin llogaritë dhe pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve i është hapur një web-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve”, thuhet në njoftim.

Ata kanë thënë se vetëm në regjionin e Prishtinës, janë dëmtuar rreth 150 persona ndërsa vlera e dëmit arrin shumën prej 50 mikjë eurove.

“Jemi në pritje të paraqitjes së të dëmtuarve tjerë, nga regjione tjera, me ç’rast numri i të dëmtuarve, si dhe vlera e dëmit do të jetë akoma më e madhe. Prokurori i shtetit do të vazhdoj të trajtoj rastet e kësaj natyre me prioritet, si dhe do të ndërmerren veprime shtesë me qëllim identifikimin e të dyshuarve tjerë potencial lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë. 

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Kosova News 08/06/2026 08/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?